Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se iniciativa franko-gjermane për dialogun me Serbinë, ka për qëllim nxitjen dhe çuarjen përpara të procesit.
Ajo theksoi se do të ketë takime në javët në vijim nga përfaqësuesit franko-gjermanë për të dhënë detaje rreth iniciativës.

Osmani tha më tej se qëllimi i tyre është i mire, por shtoi se në asnjë mënyrë nuk do të tolerohet cënimi i sovranitetit të Kosovës.

E para e shtetit të Kosovës është deklaruar edhe në lidhje me një draft i cili ka qarkulluar në media mbi Asociacionin e komunave me shumice serbe.

Presidentja theksoi se nuk kanë në tavolinë ndonjë draft që lidhet me këtë çështje

“Nuk kemi në tavolinë ndonjë draft lidhur me Asociacionin. Është ‘fake news’. Nuk është e vërtet që ekziston një draft gjerman që i është dorëzuar Republikës së Kosovës e as nuk do të ketë. Ata nuk thonë vetëm themelojeni Asociacionin, por edhe e përmendim se asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha Osmani, duke shtuar se sekretari amerikan Blinken ka rikonfirmuar se nga Kosova nuk do të kërkohet asgjë që do të bie ndesh me Kushtetutën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb