Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në “Facebook” ka dhënë të tjera detaje në lidhje me paketën ndihmëse për qytetarët e bizneset për koronavirusin.

Rama shprehet se do të subvencionohen ata që jetojnë vetëm me paratë e qirasë të shtëpisë apo të  një lokali që kanë nën pronësi.

“Të gjithë ata që kanë një shtëpi a lokal me qira dhe e kanë të ardhur të vetme, nuk do i lëmë vetëm. Do të kontrollojmë tek doganat. Ata që kanë dhënë me qira, deri më 10 prill duhet të deklarojnë në tatime që ta përfshijmë në paketë.

Ka kaq kohë që e them dhe e përsëris dhe një pjesë e vogël fare e shqipove nuk do ta kuptojë. Ata që kanë humbur punën, nuk do paguajnë qiranë. Paketa do jetë gati brenda datës 15 prill”, tha Rama.

Më tej, Rama u shpreh se Covid-19 nuk ëshë si Sudja, kurse ka vlerësuar se asnjë shqiptar nuk do të jete aq keq sa të vuajë për bukë.

“Ne po shikojmë të gjithë numrat. Nuk do u lëmë vetëm. Ju jeni jetim lufte dhe si jetim lufte, në këtë moment, ne nuk mund t’iu lëmë vetëm. Sot keni një qeveri që kurrë nuk do ju lë vetëm. Me aq sa kemi mundësi. Por mos na kërkoni më shumë nga se ajo që kemi mundësi, sepse biem të gjithë në gropë dhe bëhemi gaz i botës.

Disave Covid iu duket si Sudja, që do marrin sa c’merrnin duke qëndruar në shtëpi. Dritat nuk negociohen. A ka shqiptar që larg qoftë po qan babanë ose nënën që ka humbur jetën dhe e ka mbështjellë në një thes plastmasi të zi dhe nuk ka ku ta varrosë? Jo, nuk ka asgjë nga këta”, u shpreh Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb