Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video ku shihet lagja e re e rilindur në Fushë-Krujë, një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, teksa ka nxjerrë video nga kantieri i ndërtimit, kryeministri thekson se këta persona nuk do të jenë kurrë vetëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

MESAZHI I RAMES
MIRËMËNGJES ?
dhe me Lagjen e Rilindjes së Fushë-Krujës, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që humbën gjithçka 15 muaj më parë nën goditjen tragjike të tërmetit, e të cilët kurrë nuk i lamë dhe nuk do t’i lemë vetëm, ju uroj një të diel të qetë?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb