“Leo tha se do të jetë ndeshja e tij e fundit në Kupën e Botës? Kështu që unë shpresoj që ai të fitojë dhe pastaj të thotë lamtumirë duke ngritur kupën.” Kjo është shpresa e trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni, në prag të finales botërore kundër Francës, e planifikuar për të dielën në orën 16:00 në Doha.

“Do të ishte e mrekullueshme dhe akoma më e bukur të mendosh se mund ta shijonim këtë moment me të. Do të ishte faza më e mirë e mundshme që ai të thoshte lamtumirë”.

Pastaj Scaloni vijon: “Gjithsesi nesër do të jetë Argjentinë-Francë dhe jo Messi kundër Mbappe. Ndeshja mund të vendoset nga lojtarë të tjerë. Por unë e shoh Messin qartë dhe shpresoj që ai të jetë vendimtar.

Është një ndeshje ku do të ketë shumë lojtarë të fortë në fushë, në të dyja anët, dhe për këtë arsye shumë do të mund ta vendosin atë, ndoshta do të varet nga detajet.

Si ndalohet Mbappé? Me punë ekipore dhe jo individuale. Dhe e përsëris, ne do të përballemi me Francën, jo vetëm Mbappé, i cili është i mrekullueshëm, por ka shokë skuadre që e bëjnë atë edhe më të madh. Jam i sigurt se do të bëhet edhe më i fortë me kalimin e kohës, por ndërkohë, le të mendojmë për të nesërmen.

Mbrojtja tre apo katër? Një klishe thotë se finalet fitohen, nuk luhen. Por unë mendoj se para së gjithash duhet luajtur finalet dhe duke ditur se sa probleme mund t’ju shkaktojë një kundërshtar, atëherë duhet të mendoni se si ta vendosni në vështirësi.

Njw ndeshje duhet analizuar, ne punojmë për të dhe nuk mund të mendojmë të fitojmë çdo duel individual gjatë ndeshjes. Sa i përket formacionit, tashmë e kam vendosur dhe do të jetë ai me të cilin mendoj se mund të krijojmë më shumë probleme për Francën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb