Para parlamentit të Malit të Zi u zhvillua për herë të tretë gjatë këtij muaji protesta me sloganin “Ne ekzistojmë”.

Ne protestë morën pjesë mijëra qytetarë të cilët kërkojnë tërheqjen e amendamenteve të Ligjit për presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese si edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjatë kësaj proteste aktivisti Predrag Vušurović Vušurović ka deklaruar se koha dhe durimi i qytetarëve po përfundon.

Anëtari i Kryesisë së DPS-së, Nermin Abdiq, tha se nuk kanë shtet rezervë dhe se “shtëpia e vetme dhe e përjetshme është Mali i Zi”.

“Mali i Zi nuk është dhe nuk do të jetë kurrë në shitje. Ne kemi dhe do të jemi edhe më shumë për të mbrojtur çdo pëllëmbë të atdheut malazez. Ne nuk duam as zinxhirë dhe as dry. Mali i Zi nuk ka alternativë. Duhet të bëjë një hap të sigurt në familje të kombeve europiane. Duhet të ruajmë harmoninë multietnike”, ka thënë ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deputetja e Partisë Socialdemokrate (SDP) Draginja Vuksanoviq Stankoviç është shprehur: “Nuk do të ketë Ballkan të Hapur, nuk do të ketë botë serbe. Dritan Abazoviç, ju që jeni ndihmësi i Vuçiçit, mund të trumbetoni vetëm Ballkanin e Hapur në Beograd, Vuçiç, Vulin, Rakoviq dhe Beçkoviq. Mali i Zi nuk do të komandohet nga Terazij dhe Dedinje por nga Crna Lart Duart larg Malit te Zi. Ne jemi këtu për të mbrojtur çdo pëllëmbë te Malit te Zi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: