Vetëm pak ditë kanë mjaftuar që Afganistani të pësojë një shembje të qeverisë. Pritet nga momenti në moment që talebanët të marrin kontrollin e vendit, teksa ndërkombëtarët janë të vendosur që të tërhiqen përfundimit.

Zëdhënësi i talebanëve për BBC ka siguruar se nuk do të ketë hakmarrje ndaj popullit afgan.

“Ne i sigurojmë njerëzit në Afganistan, veçanërisht në qytetin e Kabulit, se pronat e tyre, jeta e tyre është e sigurt – nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt. Ne jemi shërbëtorë të njerëzve dhe të këtij vendi. të gjithë afganët do të kishin pjesëmarrje në qeverinë islamike”- tha Hakim.

Tashmë talebanët kanë hyrë në Kabul teksa kanë bërë thirrje që gjithë qytetarë që duan të largohen nga kryeqyteti mund të ikin paqësisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb