Presidenti palestinez Mahmoud Abbas hodhi poshtë “kategorikisht” deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për marrjen e kontrollit të Rripit të Gazës nga SHBA, si dhe deklaratat e tij të përsëritura për transferimin e detyruar të palestinezëve jashtë atdheut të tyre.

“Presidenti Mahmoud Abbas dhe udhëheqja palestineze kundërshtojnë kategorikisht deklaratat për blerjen e Rripit të Gazës dhe zhvendosjen e palestinezëve nga atdheu i tyre”, thuhet në një deklaratë zyrtare nga presidenti palestinez.

“Përgjigja ndaj deklaratave amerikane për zhvendosjen” e palestinezëve nga Gaza, vëren Abbas, është se “ne nuk do të lejojmë të shkelen të drejtat e popullit tonë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb