Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pranoi sot se mund të ishte bërë më shumë për të luftuar zjarret që shkatërruan pjesë të Greqisë këtë verë.

“Më shumë avionë zjarrfikës do të jenë në dispozicion vitin e ardhshëm. Përveç kësaj, do të ketë një autoritet të ri për të koordinuar më mirë forcat e urgjencës”, tha ai.

Mitsotakis theksoi se qeveria do të kërkojë “deri në detajin e fundit” për çdo gabim, në mënyrë që ato të mos përsëriten.

Mesatarisht, 60 zjarre në ditë kanë shpërthyer në Greqi që nga fillimi i gushtit. Vetëm këtë verë u shkatërruan mbi 100 000 hektarë sipërfaqe pyjesh dhe shkurresh.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb