Deputetja socialiste, Edlira Bode, e cila iu bashkua thirrjes për të ndihmuar systemin shëndetësor në këtë situatë të vështirë të krijuar nga koronavirus, tha në një lidhje telefonike për “News24” se, nëse është nevoja, do të shërbejë edhe në vijën e parë, pra në terren.

Deputetja Bode, e cila është njëkohësisht edhe mjeke, tha se kjo situatë do të mund të kalohet me sukses vetëm nëse sitemin shëndetësor e ndihmojnë edhe qytetarët, duke plotësuar kushtet dhe rregullat që iu kërkohen, pra duke u vetëizoluar.

“Autoritetet po menaxhojnë gjithë situatën. Do të na thërrasin sipas situatës”, tha Bode.

Do ishit e gatshme të ndihmonit?
Po. Unë nuk jam mjeke infeksioniste, por kam gjithë informimin që ka një mjek. Nuk do të tërhiqesha edhe nëse do të ishte nevoja për të qenë në vijën e parë, në terren, për t’i shërbyer qytetarëve.

A kemi kapacitetet e duhura për t’i bërë ballë këtij armiku të padukshëm?
Ne kemi ITalinë fqinje, që ka mjekësi ekselente, sismte shëndetës nga më të mirët, dhe ndjehet aktualisht në vështirësi. Ne fuhet të bëjmë më të mirën, duhet të mos ja lëmë barrën e përballimit vetëm sistemit shëndetësor. Edhe qytetarët mund të bëjnë atë që iu kërkohet, vetëizolimin, në mënyrë që kurba të mos e ketë pikun shumë të lartë. Vetëm kështu mund ta përballojmë. Ne kemi përballuar epidemi edhe më herët dhe kemi qenë në gjendje ta bëjmë këtë. Me ndihmën e qytetarëve kjlo situatë do të kalojë me sukses.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb