Pas përfundimit të provimeve të maturës shtetërore, të rinjtë e cilët pritet të jenë në shtator për herë të parë në auditorët e fakulteteve, përballen me zgjedhjen që u duhet të bëjnë për të ardhmen.

Dy nga studentet e Universitetit Luarasi, në rubrikën “Opinion” në News24, kanë shpjeguar arsyet se përse studentët e rinj duhet të zgjedhin të jenë pjesë e këtij universiteti.

Studentet Sonja Shehu dhe Gilberta Dogani, kanë përmendur pedagogët profesionistë, kushtet e mira, stafin drejtues, mënyrën e komunikimit, praktikën dhe mundësitë e punësimit të ofruara pas përfundimit të studimeve, si arsyet se përse maturantët duhet të jenë pjesë e Luarasit.

Sonja Shehu: Në shtator kur bëra zgjedhjen përfundimtare, në fund pasi pash kushtet njoha Dekanin, pedagogët, Rektorin zgjodha Luarasin se ishin të gjithë pedagogë me emër, studentë që janë zgjedhur janë të gjithë me një mesatare shumë të mirë, 9.5 e lart.

Në fillim kishte a një stres se do ishte vështirë por gjatë vitit kuptova që ishte një eksperiencë e bukur, leksionet jepen në mënyrë ekselente dhe çdo paqartësi sqarohet disa herë. Laboratorët, tek farmacia degë pjesë e së cilës jam, ishin një plus. Kemi kryer shumë eksperimente.

Gilberta Dogani: Eksperienca ka qenë nga më të bukurat që nga stafi që janë shumë të përgatitur, janë shumë mikpritës ndaj nesh duke nisur nga niveli mesatar i shkollës që është shumë i lartë, i tha të gjitha Sonja dhe nuk më ngelet të them shumë përveçse ti ftoj të na bashkohen.

Kushtet janë shumë të mira, e thash edhe pjesën e pedagogëve që janë të gjithë doktora, shumë të përgatitur, mundësitë e praktikës janë shumë të mëdha, mundësitë për në tregun e punës gjithashtu.

Sonja Shehu: Infermieria për shembull ka shumë praktikë. U pyetëm nëse praktika do bëhej çdo javë apo do të mblidheshin në fund të vitit dhe u zgjodh e dyta.

Ishin më të vlefshme të përqendruara dhe studentët mesa kam komunikuar më kanë shpjeguar se ishin të kënaqur sepse gjithçka që kanë lexuar e kanë kuptuar në praktikë.

Pas vitit të tretë do të kemi edhe më shumë mundësi punësimi vetëm duke pasur një certifikatë se jemi pjesë e Universitetit Luarasi.

Një mesazh që dua tu jap maturantëve, është t’i ftoj të jenë pjesë e Universitetit Luarasi për të gjitha arsyet e përmendura më lart.

Nëse vini në “Luaras” nuk do të zhgënjeheni kurrë. Çdo gabim që ndodh zgjidhet. Jemi të vetmit persona që arrijmë në çdo konkluzion së bashku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb