“Vila24” sot solli një personazh krejt të veçantë si të ftuar të një rubrike risi për ekranet tona, “Kopertina”. Stilisti Niko Komani dhe fotografi Armand Habazaj pikasin spontanisht portrete të pazakonta për një kopertinë reviste, ndryshe nga imazhet standarde që jemi mësuar të shohim. Elisa Zgena, një vajzë albine duket se është “peshkuar” kësaj jave nga dy djemtë për vetë natyralitetit që ajo ka.

Elisa ka pranuar propozimin dhe pranoi të zgjedhë veshjet, tualetin e gjithçka që do e bënte vajzën e parë albine që pushton një kopertinë, kësaj radhe, përshtatur për emisionin “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe në TV “News24”.

Gjatë intervistës më pas në studio, Zgena flet hapur si është bullizuar për ngjyrën e saj të bardhë të lëkurës dhe vështirësitë që ka pasur sidomos nga moshatarët e tjerë në shkollë. Gjatë bisedës befason edhe stilisti Niko Komani i cili tregon për herë të parë si ka përjetuar mbipeshën në adoleshencën e tij dhe si ka mundur ta kthejë atë në favorin e vet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb