Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar ftesën që i bëri Petrit Malajt për të kandiduar për deputet në Tropojë dhe qarkun Kukës.

Rama thotë se nuk donte t’ia kërkonte, por u bind nga disa shokë në Tropojë dhe nga sondazhet, pasi shumica e qytetarëve kërkonin Petrit Malajn kandidat.

Ai thotë se e thirri Malajn, dhe i kërkoi të kandidonte, por e siguroi se nuk po shkonte i fituar. Malaj iu përgjigj sipas tij se s’kishte çfarë të mendohej, pasi nuk e kishte problem edhe nëse nuk bëhej deputet.

Për më tepër ai i bëri të qartë Ramës, se nuk po shkonte në Tropojë për vota, apo të mbahej mend si njeriu që i ktheu kurrizin Tropojës pas votave apo që nuk iu realizon dot kërkesat prej Edi Ramës, por si përfaqësues i tropojanëve dhe Kukësit.

 

‘’E kam njohur Petritin shumë vite më parë, që bashkëstudent tek Artet. Ka qenë gjithmonë djalë që e donin të gjithë. Kur të duan të gjithë, ose je shumë i miër, ose se i vjen keq .E donin të gjithë sepse thoshin qysh atëhere, që në kohën kur ne kishim të gjitha flokët, Petrit të verdha e unë të zeza. S’kishim shtesat atëhere. Gjithsesi kishim këto shtesat e pjekurisë, por Petrin të gjithë thoshin se është burrë.

Ka qenë këmbëngulja e disa shokëve këtu që unë të flisja me Petrin, nuk doja t’ia bëja Petrit këtë kërkesë. Sepse e di  shumë mirë që është në një pozicion të rëndësishëm prej vitesh. Nga ana tjetër e di që është ndeshje shumë e fortë, dhe nuk doja t’a shqetësoja me propozimin për të marrë përsipër këtë sfidë. Por insistimi i shumë njerëzve këtu, e nga të gjitha anketimet, sondazhet në Kukës, më bindën që duhet t’ia bëja. Ishte qartësisht njeriu më i mbështetur nga ata qytetarë që u pyetën për një sërë emrash.

E thirra Petrin, i thashë kjo është sfidë e madhe. Nuk po shkon i fituar, por nëse e ndjen se mund ta bësh do të isha mirënjohës dhe PS e nderuar.

Petriti më tha vetëm një fjalë, i thashë mendohu, më tha kryeministër se tani më thotë z.kryeministër, këtu më tha zoti kryeministër. Atje prap zoti kryeministër. Për mua ka qenë është dhe do jetë një shok e njeri me vlera, nuk e nderoj më shumë po i thashë zoti Petrit. S’kam ç’të mendohem, mendohu ti. Sepse jam gati të shkoj dhe nuk e kam realisht problem tim nëse bëhem apo s’bëhem deputet, se nuk jam këtu për të dhëën përgjigje sepse dua të bëhem deputet, por të them që dua të jem i dobishëm për ata njerëz atje sepse janë njerëzit e mi. Dhe për njerëzit e mi jam gati të shkoj për fushatë, takim derë më derë, me ato mundësitë që kam. Sepse unë nuk dua të jem thjesht Petrit Malaj që po shkon po merr vota, por njeriu që nuk iu a ktheu kurrizin pasi mori votat, apo që s’po u bëj atë që duan prej Edi Ramës. Unë do jem përfaqësues i tropojanëev të mi dhe Kukësit, atëhere ti do bësh edhe më shumë për Tropojën e Kukësin.

I thashë se e kam pasur nder të bëj për Tropojën edhe kur ishte demokrati kryebashkiak, Besniku. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb