Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 majit në Vorë, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetari të komanduar të PD Enkelejd Alibeaj, se për këtë bashki nuk kanë dalë me një kandidat “për shkak të bandave majtas e djathtas”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha tha se kandidatura e tij në Vorë ka pikërisht luftimin e bandave që e kanë kthyer Vorën në simbol të krimit të pushtetit lokal të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se veprimi i parë që do të ndërmarrë më 15 maj do të jetë dekriminalizimi i bashkisë.

Postimi i plotë:
Sot Enkelejd Alibeaj është shprehur se ne Vore nuk paska nxjerre asnjë kandidat për shkak te bandave majtas dhe djathtas. E vërteta është se kandidatura ime ne Vore është pikërisht për te luftuar bandat qe kane zaptuar Vorën dhe e kane kthyer ne simbol te krimit te pushteti lokal te Edi Rames. E vërteta është se ne Vore te gjithë demokratet janë bashkuar si kurrë me pare për te larguar krimin nga Bashkia Vore. . E vërteta është se demokratet te cilët dua ti falenderoje nga zemra u bashkuan dhe lanë interesat individuale për një qellim: Largimin e krimit dhe bandave nga Vora. E vërteta është se kandidatura ime ka shqetësuar bandat e Vorës sepse e kane shume te qarte se pushteti i tyre ne 14 maj merr fund dhe bashkia i kthehet qytetareve. Une jam kandidati i te gjithë demokrateve dhe njerëzve te ndershëm e punëtor te Vores. Kurre ne jetën time skam pasur te beje me krimin. Përkundrazi e kam denoncuar dhe akuzuar ne cdo dalje time publike. Madje me fakte dhe kam ngritur akuza penale kundër tyre. Gjeja e pare qe do te bej me 15 maj është kthimi ne ligjshmëri dhe dekriminalizimin e bashkisë Vore ne te mire te njerëzve te Vorës dhe interesit te përbashkohet. Une do te kem vetëm banda muzikore ne fushate dhe ne qeverisjen e Vorës. Asnjë lloj bande tjetër. Te gjithë bashke ne 14 për te larguar korrupsionin dhe krimin nga Bashkia Vore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb