Barcelona as që ka ndërmend të heq dorë nga Lautaro Martinez, i vendosur prej kohësh në majën e listës së dëshirave. Nga Spanja vijnë lajme se drejtuesit e Barçës po punojnë për një sulm të fundit, një përpjekje e fundit ku në skenë do të futen fuqishëm edhe përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas.

Sport
Sport

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, agjentët e Martinez do të zbarkojnë në Milano në ditët në vijim me synimin e qartë, të zhbllokojnë transferimin e “demit” në katalunjë. Barcelona ka gati një ofertë të re për Inter, e cila në baza ekonomike nuk ndryshon shumë: 65 milion euro kesh plus një lojtarë. Në këtë ofertë të re e vetmja gjë që ndryshon është lëvizja e Barcelonës: Vidal mund të transferohet gradis në Milano. Kiliani është një objektiv i qartë i Contes, lojtari ka gjetur akordin total me drejtuesit ziklatër ndërsa pritet të firmos zyrtarisht në ditët në vijim pas lejes së dhënë nga klubi blaugrana.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb