Vajza transgjinore 18-vjeçare e Elon Musk ka paraqitur dokumentet duke kërkuar të ndryshojë ligjërisht gjininë nga mashkull në femër dhe mbiemrin, duke deklaruar: “Unë nuk jetoj më dhe nuk dëshiroj të jem më i lidhur me babanë tim biologjik në asnjë mënyrë apo formë.”

Xavier Musk dorëzoi dokumentet në Kaliforni, më 18 prill, duke kërkuar të njihet si Vivian Jenna Wilson. Adoleshentja transgjinore shpjegoi se dëshiron të marrë mbiemrin e nënës për t’u distancuar nga babai teksa nuk ka komentuar nëse merr mbështetje financiare nga ai- pasuria prej 213 miliardë dollarësh e të cilit e bën atë njeriun më të pasur në botë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Musk ishte i martuar me nënën e Vivian, autoren kanadeze Justine Wilson, që nga viti 2000 deri në 2008. Ajo lindi një djalë, Nevada, në vitin 2002, i cili vdiq pas 10 ditësh nga SIDS. Më pas ata u bënë me djem binjakë – Xavier dhe Griffin – dhe trenjakët: Damian, Kai dhe Saxon, tani 16 vjeç.

Pesë djemtë adoleshentë kanë mbajtur një profil mjaft të ulët publik, pavarësisht se babai i tyre ka kujdestarinë e përbashkët. Është e paqartë se çfarë fshihet pas refuzimit të Vivian ndaj babait në një mënyrë kaq publike. Musk nuk ka bërë ende një koment, dhe është e paqartë nëse ai ishte në dijeni të planit të Vivian përpara se të dorëzoheshin dokumentet gjyqësore.

Musk është kritikuar muajt e fundit për komentet që disa pretendonin se ishin transfobike. Ai u ankua për njerëzit që përdornin përemrat asnjëanës, teksa javën e kaluar, në përgjigje të një artikulli që diskutonte nëse pyetja “Çfarë është një grua” ishte legjitime, Musk shkroi në Twitter: “Na thuhet në të njëjtën kohë se dallimet gjinore nuk ekzistojnë dhe se gjinitë janë aq thellësisht të ndryshme sa operacioni i pakthyeshëm është i vetmi opsion. Ndoshta dikush më i mençur se unë mund ta shpjegojë këtë dikotomi.”

Musk ka këmbëngulur gjithashtu se ai është plotësisht pro të drejtave LGBT dhe citon faktin që Tesla kryeson në listat e vendeve më të mira për personat LGBT për të punuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb