Ndërkohë që e gjithë bota është e shqetësuar në lidhje me numrin e lartë të infektimeve me Covid-19 në Kinë, duket se të rinjtë në këtë shtet janë duke kërkuar me dëshirë të infektohen.

Duke folur për BBC, një 27-vjeçar nga Shangai tha se u vetëinfektua me qëllim sepse nuk dëshiron të ndryshojë planet për pushimet.

“Duhet vetëm të sigurohem që të shërohem dhe të mos infektohem më gjatë festës”, shoti ai.

Ndërkohë një tjetër qytetare pranon se me qëllim ka vizituar një shoqe e cila ishte tashmë e infektuar me qëllim që të sëmurej edhe ajo.

“Mendova se do të ishte si të ftohesha apo të kaloja një gri, por ishte shumë më e dhimbshme”, pranoi ajo.

Ministria e Transportit të Premten u bëri thirrje udhëtarëve që të reduktojnë udhëtimet dhe tubimet, veçanërisht nëse përfshijnë njerëz të moshuar, gra shtatzëna dhe fëmijë të vegjël.

“Njerëzve që përdorin transportin publik u kërkohet gjithashtu të mbajnë maska dhe t’i kushtojnë vëmendje të veçantë shëndetit dhe higjienës së tyre personale”, tha zëvendësministri Xu Chengguang para gazetarëve në një konferencë.

Ky ishte një ndryshim nga politikat e deritanishme të Kinës, që i ka kërkuar qytetarëve të mos dilnin nga shtëpitë, apo atyre që janë zhvendosur në qytete të mëdha të mos vizitojnë familjarët e tyre në zona rurale.

Xu tha se autoritetet presin që të bëhen më shumë se 2 miliardë udhëtime gjatë sezonit të festivalit njëjavor, koha më e rëndësishme për të vizituar familjen dhe miqtë në kalendarin tradicional kinez.

“Ky numër është gati dyfishi i atij të vitit të kaluar dhe 70.3 për qind në të njëjtën periudhë në 2019 para goditjes së pandemisë. Kërkesa për vizita familjare dhe turizëm është akumuluar gjatë tre viteve të fundit të pandemisë për t’u përmbushur menjëherë. Ne inkurajojmë njerëzit të bëjnë plane udhëtimi bazuar në situatën e tyre dhe të anëtarëve të familjes së tyre,” tha Xu.

Kina i dha fund papritur një regjimi të rreptë të bllokimeve, karantinave dhe testimeve masive në dhjetor, mes shqetësimeve në rritje për ndikimin ekonomik dhe protestave të rralla publike.

Kina të dielën i jep fund gjithashtu karantinave të detyrueshme për njerëzit që vijnë nga jashtë.

Jashtë shtetit, një numër në rritje i qeverive po kërkojnë teste të virusit për udhëtarët nga Kina, duke thënë se ato janë të nevojshme sepse qeveria kineze nuk po ndan informacion të mjaftueshëm për shpërthimin, veçanërisht në lidhje me shfaqjen e mundshme të varianteve të reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: