Ish-Presidenti Bamir Topi në një komunikim të drejtëpërdrejtë me studion e lajmeve në News24 tha se ishte tërësisht e tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, nga koronavirusi.

“Ka qënë mik i familjes sime, ka qënë prezent në dasmat e vajzave të mia, lidhja jonë ka qënë shumë e ngushtë. E kam parë Kasemin në dy plane, nuk është ditë për të thurur lavde, por fjalët e mia janë të sinqerta, e kam parë si njeri të dashur, të sjellshëm, të ndershëm dhe me shumë karakter. Në mjaft situata në vitet që njiheshim ai ishte një mik që i thoshte gjërat ku duhesh dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë”,- tha Topi.

Sipas ish-Presidnetit të Republikës, “Ai do të mbetet në memiorin time përgjithmonë. Jam jashtëzakonisht i mërzitur sot”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb