Bledi ka hequr dorë vullnetarisht nga qëndrimi në shtëpinë e Big Brother. Ai është shprehur se dëshiron t’ia bëjë dhuratë Kiarës këtë gjë.

Ai tha se nuk dëshiron të ndajë një çift.

Bledi:Mendoj se qëndrimi i Kiarës në shtëpi do jetë hekurudhë në ditët finale. Nuk është moment i duhur të ikë Kiara. Situata në shtëpi është shumë e tensionuar. I kërkoj ndjesë publikut dhe Vëllait të Madh.

Luizi: Me hyrjen e Bledit e shihja si një djalë me energji. Me shumë informacion për ne. Nëse Bledi ikën dhe përdor këtë arsye unë nuk do të them që ja di për nder. Në lojë nuk më ka falur asnjë askush. Kam ardhur vetë deri këtu. E quaj shumë të dobët Bledin nëse e merr këtë vendim.Tërhiqe mbrapsht atë që the. Publiku ta vendos.

Arbër: Nuk më bindë argumenti i Bledit. Mendoj se nuk i dalin llogaritë. Përdori këtë situatë për mos të dale nga publiku. Nuk më lidhet zëri me figurën. Bledi hyri duke pasur informacion. Ai ka menduar që do dalë dhe e bën këtë për të treguar që do të dalë vetë duke e paraprirë situatën. Mendoj se ka treguar dobësi. Kjo është një lojë dhe secili do dalë.

Zhaklin: As unë nuk besoj këtë që tha Bledi. Shoh një mospërputhje të asaj që ka qenë Bledi dhe asaj që po bën Bledi. Më duket sikur do të tregojë vetësakrifikimi dhe të sjellë një tjetër standard.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: