TIRANE

Bes Kallaku feston sot ditëlindjen dhe nuk ka munguar një urim publik nga Xhensila. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të tyre familjare dhe ka shkruar disa fjalë zemre duke i premtuar Besit dashuri të përjetshme.

“Gëzuar ditën e lindjes burri që është dhe do jetë në krahun tim përgjithmonë! Ne kemi dhe do kemi “uljet & ngritjet” tona, por do përballojmë çdo test kohe si gjithmonë. Në fund të çdo dite ajo çfarë dua është “përqafimi yt”.

Dua të shoh ty kur mbyll sytë për të fjetur dhe dua që duart tona të rrinë të shtrënguara ndërkohë që ne flemë.
Nuk të premtoj që do ketë “diell” gjithmonë, por të premtoj dashurinë, besnikërinë dhe përkushtimin tim…
Të premtoj që do jem këtu për të të dëgjuar, për të ngritur dolli së bashku dhe për të qenë “familja jonë” deri në frymën e fundit!

Gëzuar burrë! Gëzuar shok! Gëzuar babi më i mirë në botë! Gëzuar Bes Kallaku! Të dua!” Xhensila dhe Besi u bënë prindër për herë të parë në vitin 2018, kur sollën në jetë Ajkën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb