Kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare” Erli Murati, në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar mes të tjerash në lidhje me sulmin ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor dhe Samitin e BE të mbajtur në Tiranë në të njëjtën ditë.

Murati u shpreh se Berisha ishte lajmi i parë në çdo media duke eklipsuar Samitin, teksa ka shtuar se gjithsesi mbetet ngjarje historike duke dhënë mesazhe. Mesazhi i parë ishte ai që e ardhmja është në Evropë dhe i dyti ka të bëjë me ndërhyrjen e vendeve të treta, si ajo e Rusisë ndaj Ukrainës.

“Lajmi i parë ishte goditja e Berishës dhe eklipsoi Samitin e BE. Zgjodhën Tiranën dhe ky ishte mesazh pozitiv që i jepet Shqipërisë dhe botës. Mesazhi i parë i drejtohej vendeve të Ballkanit që e ardhmja e tyre është në Evropë dhe mesazhi i dytë i drejtohej  vendeve të treta, ndërhyrjeve të vendeve të treta, si ajo e Rusisë ndaj Ukrainës.

Incidenti e eklipsoi këtë ngjarje. Ky ishte një samit ishte historik dhe vlerësoi që ky nuk do jetë samiti i fundit që do realizohet në një vend të Ballkanit. Nuk duhet të sakrifikohet demokracia në emër të stabilitetit. Ata duan qetësi dhe stabilitet, do ishte e udhës që të kishim dhe një llogaridhënie më të madhe që të arrijmë vërtetë standardet e BE, e jo vetëm në letër. Kështu nuk do të shohim më skenat e atyre që ikin me gomone”, u shpreh Murati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb