Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot turin falënderues për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, në Vlorë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Hipoteka e Vlorës është turpi i PS-së së gjithë Shqipërisë.

Ai tha se shumë persona, madje edhe nga qeverisja qendrore, e kanë turpëruar PS-në gjatë këtyre viteve dhe shtoi se ata nuk duhet të kenë vend në parti.

“Vota e 14 majit ka një domethënie të madhe. Jemi në mes të mandatit të tretë dhe më 14 maj morëm rezultatin më të lartë historik të PS.

Kanë votuar më shumë zgjedhjes së kurrë për kandidatët tanë.

Kemi arritur që si PS të dalim forcë e pare në Këshilla Bashkiakë ku nuk kemi qenë ndonjëherë, si në Shkodër e Tropojë.

Duhet të hapemi për prurje të reja për të gjitha moshat dhe pa asnjë paragjykim, Duam të kalojmë nga një parti politike në një komunitet të madh ku ka vend për të gjithë.

Vlonjatët nuk erdhën në 14 maj t’i japin 71 % Ermalit se janë të lumtur me çfarë bën Hipoteka e Vlorës. Hipoteka e

Vlorës është turpi i PS-së së Vlorës dhe Shqipërisë. Mund të marr edhe shembuj nga qeveria qendrore po të doni, për njerëz që na kanë turpëruar.

Por këta shembuj na vlejnë jo për të kthyer kokën mbrapa dhe të themi s’kemi bërë punë. Njerëzit e këqij nuk duhet të kenë vend në asnjë vend ku PS përfaqësohet, pavarësisht se me kë janë të lidhur, kë kanë krushq dhe gjak. Është shumë e rëndësishme që PS e Vlorës të jetë fytyra e gjithë atyre që e votuan. Jo instrumenti i përfitimeve të një grushti njerëzish.

Jo rruga që disa të bëjnë parakalime me kokën lartë, duke i parë njerëzit nga lartë-poshtë. Kjo do të thotë se njerëzit e përkushtuar duhet ta gjejnë vendin në këtë komunitet”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: