Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në një takim virtual me të rinjtë, theksoi se e ardhmja e Shqipërisë duhet të jetë Bashkimi Evropian. Ai tha se BE është treni të cilin ne jemi vonuar me disa stacione.

Bushati theksoi se nuk duhet të kopjojmë vende të tjera në rajon, e t’ia shkelim sytë Lindjes së Largët, por duhet të kemi në horizontin tonë Evropën. Kjo sipas ish-ministrit arrihet me kontributin e të gjithë qytetarëve.

“Kam eksperiencë në BE dhe kam pasur mundësi ta ushtroj në punë të ndryshme, si ish-ministër, student dhe dua të them që treni të cilin ne nuk e kemi humbur por jemi vonuar prej shumë stacionesh është treni për në BE. Dua t’iu them që të rinjtë duhet të jenë agjentët e vërente të ndryshimin në këto proces. Për mua përqindja e lartë e largimit të të rinjve janë shqetësuese dhe janë të pa pranueshme për në BE, sepse anëtarësimi do të thotë më shumë drejtësi, konkurrencë, barazi. Prandaj ju ftoj të jeni protagonistët e vërtetë të ndryshimit. Shqipërinë nuk e bëjnë dot miqtë e huaj ndërkombëtarë, nëse ne nuk japim kontributin tonë. Evropa duhet të jetë horizonti jonë. Nuk duhet të kemi tundime të kopjojmë vendet në rajon, për t’i shkelur sytë lindjes së largët. Synimi jonë duhet të jetë BE.

Kostas Karamanlis, ishte një nga politikanët më të njohur grek. Ai vendosi të anëtarësonte Greqinë në BE, në një kohë që BE kishte paragjykime për Greqinë, ndoshta më shumë seç ka për ne. Atëherë, ju nuk mund të keni fatin tonë, që për tre dekada duam të jemi gjenerata e Shqipërisë Evropiane, nëse duam ta ndryshojmë këtë realitet. Konkurrenti kryesor i BE në Shqipëri është fuqia e parasë dhe krimit të organizuar, që ne na imponon një kapitalizëm grabitqar dhe ju duhet të merrni fatet e kombit në dorë, qoftë me kërkesën e llogarisë në vendet e punës, universitete, sepse janë disa çështje themelore që nuk na i zgjodh as miqtë tanë Amerikan, në rast se ne nuk i themi të bardhës së bardhë dhe të zezës së zezë. Më 25 prill të gjithë duhet të bëjnë zgjedhjen për Shqipërinë Evropiane, mos shisni votën, mos u intimidoni e t’i jepni votën, për një keqqeverisje. Është momenti që secili prej nesh të tregojë dinjitetin në këtë ditë të rëndësishme që ne do e kemi së shpejti.”, u shpreh Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: