Derbi i Madridit, Atletico-Real u vendos nga ruleta e penalltive. Ajo që bërë shumë zhurmë ishte penalltia e ekzekutuar nga Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas arriti të dërgojë topin në rrjetë, por gjyqtari i takimit u thirr nga dhoma e VAR.

Pasi ri pa pamjet, gjyqtari e konsideroi të parregullt këtë penallti për prekje të dyfishtë të topit, një vendim që nuk ishte marrë asnjë herë në këtë fazë të penalltive. Vetë Alvarez i pyetur për këtë episod u shfaq konfuz:

“Nuk e di”, u përgjigj shkurtimisht Alvarez i pyetur nëse e kishte prekur dy herë topit.

Ndërkohë, shumë i qartë për këtë episod u shfaq portieri i Realit, Thibaut Courtois: “Mu duk si një prekje e dyfishtë, ja thashë menjëherë gjyqtarit. Është një fat i keq për ta, por rregulli është i qartë: nëse e prek topin dy herë goli anulohet, nuk përsëritet”, u shpreh Courtois.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: