Në përfundim të takimit me drejtuesit politikë të Partisë Socialsite, kryeministri Rama iu përgjigj interesimit të mediave, lidhur me deklaratat e një dite më parë të Presidentit Meta, që e cilësoi mazhorancën një organizatë kriminale.

Në reagimin e tij Rama u shpreh se Presidenti ka përshkallëzuar dhunën verbale, ndërsa shton se ka dalë komplet nga shinat e funksionit të tij.

“Është vërtet fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe marrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar. Nuk është hera e parë, por realisht është e turpshme dhe sëkëlldisëse që të kemi një individ në zyrën e Presidentit të Republikës që ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur vetën dhe institucionin në funksion të një force të degraduar, sic është partia prej të cilës vjen dhe drejt së cilës shkon, është vërtet për të ardhur keq”,- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb