Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, mendon se skuadra e tij tashmë duhet t’i nënshtrohet një analize të hollësishme. Pas duelit, ai theksoi se gabimet përsëriteshin e tashmë duhej parë se si reagonte ekipi ndeshje pas ndeshje.

“Duhej të bënim pjesën e parë më shumë për të shënuar golin e dytë. E dinim që do të kishim më të vështirë, ne e pamë në fushë se çfarë ndodhi. Por për fat të keq gabojmë përsëri dhe falim gola në çdo ndeshje dhe sinqerisht nuk e di si rregullohet se nuk ka mbetur lojtar pa gabuar.

Mendoj se pavarësisht se shënuam, ekipi kundërshtar me një më pak priste, na bënte presion, nuk ishte i thjeshtë. Por nuk diskutohet që duhej të bënim më shumë, ndoshta atë rast të Bardhit në fund të pjesës së parë duhej ta kishim shënuar. Kur nuk shënon, edhe me fatin kundër e gabime u ndëshkuam. U munduam por nuk shënuam pavarësisht rasteve apo presionet para portës së kundërshtarit.

Pjesa e dytë nisi nën presion të kundërshtarit, ku ne mendonim që mund të vazhdonte ashtu, në të vetmin gabim na ndëshkuan. Lojtarët luftuan, u munduan, duke pasur parasysh që kemi probleme fizike, që kemi luajtur disa ndeshje dhe janë të gjitha që duhet të ulemi e bëjmë një analizë të mirë për ndeshjen e ardhshme. Se vazhdon e njëjta situatë dhe duhet të jemi të përqendruar për atë që do të bëjmë në ndeshjen e ardhshme.

Mbrojtësi duhej ta kishte zgjidhur më thjesht pozicionimin dhe për fat të keq, gabimi i vetëm, e pësuam. Pastaj jam dakord që duhej të kishim bërë më shumë për të shënuar golin e dytë”, tha Shkëmbi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb