Tre vjeçarja Polina Dudko po i kalon ditët duke luajtur dhe duke fjetur në banjë, sepse mamaja e saj shpreson se është vendi më i sigurt në banesën e tyre.

Kseniya nuk ka jetuar kurrë një luftë; ajo nuk di si ta mbrojë më mirë vajzën e saj dhe është e frikësuar.

Familja është bllokuar në Kharkiv, i cili është nën zjarr të fortë prej ditësh tashmë – por ata duhet të dalin urgjentisht.

Polina, një vajzë e vogël me kaçurrela të bukura, ka kancer – neuroblastoma me rrezik të lartë.

Ajo u trajtua në Izrael dhe pak para se Vladimir Putin t’i shpallte këtë luftë Ukrainës, mjeku i saj konfirmoi se sëmundja e saj ishte në përmirësim. Por në Kharkiv, ilaçet e saj po mbarojnë dhe nëna e saj nuk mund të marrë më shumë.

Ata duan të largohen, por kanë frikë të kalojnë nëpër një qytet nën zjarr për të arritur në stacionin e trenit.

Kseniya thotë se ndihesh ‘si një llotari’, ku nuk e keni idenë nëse raketa tjetër do të godasë shtëpinë tuaj, ose do të kurseheni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb