Pavarësisht se futbolli është ndalur prej shumë javësh dhe Italia po kalon një situatë dramatike si pasojë e pandemisë të Covid-19, rivaliteti I theksuar ms Juventusit dhe Interit nuk është zbehur. Për t’i hedhur “bezinë zjarrit” ka mjaftuar vetëm një pëlqim që presidenti juventin Andrea Agnelli i ka bërë një postimi në “Tëitter”. Gjithçka nisi me diskutimet në rrjet pas vendimit të Francës për të mbyllur para kohe sezonin duke shpallur kampion Paris SG.

085718826 A3f30f4b 80b3 49c7 8568 C6d1c0710b2c
085718826 A3f30f4b 80b3 49c7 8568 C6d1c0710b2c

Nëse edhe Italia do të ndiqte të njëjtën rrugë, atëherë trofeu do të shkonte për “Zonjën e Vjetër” që kryeson aktualisht renditjen. Në vazhdën e diskutimeve, një tifoz i Juventus ka treguar bindjen e tij. “Nuk e duam titullin në tavolinë. Nuk jemi Inter”, ka shkruajtur ai. Një koment që qëndron në diskursin mes tifozëve, por problemi qëndon se ai ka marrë pëlqimin e Andra Agnelli. Vetëm kaq ka mjafuar për të shpërthyer sërish polemikat që I shtohen futbollit italian në një moment shumë delikat.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb