Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga disa deputetë demokratë dhe të rinjtë e Forumit Rinor të PD, kanë firmosur këtë të diel peticionin për dekomunistizimin, në “Sheshin Skënderbej”.

Firmosja e këtij peticioni nga Basha dhe demokratët e tjerë po bëhet në ditën, kur shënohet 31-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

“Domethënia e 20 shkurtit është rrëzimi i simbolit të diktaturës”, iu tha Basha të rinjve demokratë, para se të nisej drejt sheshit për firmosjen e peticionit.

Ndërkohë, nga “Sheshi Skënderbej”, kryedemokrati Basha kujtoi ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, ku i pranishëm në shesh 31 vite më parë ka qenë edhe vetë, bashkë me familjen.

“Nuk e harroj atë vit, kam qenë këtu. Kam arritur këtu pak para se shtatorja të binte dhe shumë më vonë e kam kuptuar se familja ime ndodhej këtu, në katër anët e sheshit. Asnjëri prej nesh nuk e dinte që ndodheshim këtu, sepse kishim ardhur nga rrugë të ndryshme. Si familje biologjike ishim të shpërndarë, nuk e dinim që ishim këtu. Por, që nga momenti i nisjes së protestës, rënia e shtatores dhe testimi i këtij momenti, ne të gjithë ishim bërë një familje”, tha Basha.

“Nuk bëhet fjalë për gjueti shtrigash, por për t’i dhënë fund një procesi të së shkuarës. Shpresoj shumë që këtë peticion ta firmosin dhe kolegët e mazhorancës”, tha nismëtarja e peticionit, Jonila Godole.

Fjala e plotë e Bashës:

Është kënaqësi që ndodhem këtu bashkë me deputetët e Partisë Demokratike, me drejtuesit e Partisë Demokratike, me rininë e Partisë Demokratike dhe me qytetarë të Partisë Demokratike, shumicën morale e cila e konsideron këtë ditë, një ditë shumë të veçantë edhe për historikun e forcës sonë politkike.

Ditën kur u ngritën bashkë qytetarët, intelektualët, studentët dhe rrëzuan simbolin e diktaturës, rrëzuan simbolin e Enver Hoxhës që ndodhej pak metra më tutje, pavarësisht prej një kohe të shumë të vështirë dhe një terrori që ushtrohej kudo, por ajom që kemi arritur më 20 shkurt është e pjesshme.

Dhe sot para se të nënshkruaj peticionin për dekomunistizimin, dua të ndaj tre mesazhe me rastin që na jepni si institucion dhe me ndihmën e miqve tanë të dashur gjerman, ku gjysma e tyre kanë kaluar përmes të njëjtit proçes, ish-Gjermania Lindore, proçesin e dekomunistizimit që së pari duke qenë se kjo ditë e veçantë i takon të gjithë shqiuptarëve dhe është një ditë kremtimi e rrëzimit të dikaturës, shtatores së Enver Hoxhës.

Nuk duhet të harrojmë të themi; Gëzuar këtë ditë! Gëzuar 20 Shkurtin, si ditën e largimit nga sheshi të hijes së rëndë të dikatorit.

Së dyti, përveç përshëndetjes për të gjithë qytetarët shqiptarë, në këtë 20 Shkurt, një falenderim për të gjithë protagonistët, për të gjithë ata që e frymëzuan këtë akt që bëri lajmin e parë  në çdo edicion të çdo televizioni të botës më 20 Shkurt.

E gjithë bota, kajmin e parë më 20 shkurt 91 ishte rrëzimi i simbolit të Diktaturës të doktatorit Enver Hoxha më të përgjakshëm të individit në emër të të cilit u kryen krimet nga më monstruozet mbi shqiptarët.

Mbi 6 mijë të ekzekutuar nga regjimi komunist. Dhjetëra mijëra të tjerë të dergjur në burgje e në internime.

Pothuajse gjysma e popullsisë drejtpërdrejt osë indirekt kanë vuajtur pasojat e këtij regjimi.

Regjim i cili u fur brenda familjeve shqiptare. I shkuli ato me rrënjë nga shtëpitë e tyre, i ndau përgjysëm, I hodhi kundër njëri-tjetrit, në emër të kultit të individit.

Megjithatë, nuk e harroj atë ditë kam qenë këtu në këtë shesh, kam mbërritur në një rrethanë shumë të çuditshme, por edhe domethënëse. Dita ka filluar siç e dinë protagonistët që i shoh këtu mes nesh, me një takim të madh tek Qyteti Studenti, ku ndodhej ngjarja kryesore, greva e studentëve për të hequr emrin e diktatorit nga Universiteti dhe erdhi duke u bërë gjithnjë e më e madhe me pjesmarrjen e qytetarëve të Tiranës, minatorëve të Valiasit, e shumë e shumë të tjerë. Pati edhe një thirrje nga një protagoniste e kohës, protagoniste edhe e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku që me yonjat dhe vajzat në krye t#i drejtoheshin presidencës për t’i kërkuar presidentit të fundit komunist heqjen e emrin e Universitetit, në mënyrë që të përfundonte greva e urisë e cila kishte hyrë në një fazë kritike.

Kam mbërritur këtu rreth orës 13.30 apo pak më vonë, pak para se shtatorja të binte, dhe shumë më vonë kam kuptuar se familja ime biologjike ishte këtu dhe ishim këtu të shpërndarë, në katër të ndryshme të sheshit. Asnjëri prej nesh nuk e dinim se ndodheshim këtu sepse kishim ardhur secili nga një kënd. Im atë kishte ardhur nga puna, ndodhej pikërisht tek shkallët e Muzeut.

Unë vetë erdha nga Qyteti Studenti pasi patëm një bllokadë fillimisht tek Rruga e Televizionit, pasi janë edhe pamjet e filmuara.

Si familje biologjike ishim të shpërndarë. Nuk e dinim që ishim këtu.

Por që nga moment i nisjes dhe intestifikimi i protestës, tek rënia e shtatores dhe tek festimi I këtij moment dhe çuarja e shtatores së diktatorit  si shenjë triumfi para studentëve, ne të gjithë ishim bërë një familje.

Ne mund të e dinim se ku i kishim në atë çast vëlleyërit, prindërit, në atë grupim të madh shqiptarësh.

Po gjithë ai grupim i madh shqiptarësh që ndodheshin në këtë shesh, pastaj përmes rrugës që na çon tek Qyteti Studenti ishin një familje, ishin familja e lirsë, familja e demokracisë që ishte mbledhur bashkë për të rrëzuar diktaturën.
Tani nuk jemi tamam në moshë për të treguar gjëra që shumë prej jush nuk i mbajnë mend, por të rinjtë diçka duhet ta dinë: Kulti i individit shkatërron.
Kulti i individit ngre një njeri të zakonshëm, një njeri si çdo njeri tjetër bir nëne dhe babai dhe e bën Zot apo gysëm Zot, Perëndi apo gjysëm Perëndi. Ky është fillimi i shkatërrimit të çdo shoqërie. Çdo shoqëri që mendon se dikush nga ne, sado i talentuar, sado i aftë apo sado i djallëzuar të jetë është Zot apo gjysëm Zot, përfundon shumë keq, siç përfunduam ne para 31 vitesh.
Ndaj, mesazhi i dytë që kam është mesazh ndjesë që kam në emër të PD, partis që lindi si aspirata për liri dhe demokraci, drejtuar në radhgë të parë të përndjekurve politikë, pasardhësve të tyre, për proceset e papërmbushura që nga eshtrat e pagjetura tek mungesa e dëmshpërblimit të potë dhe kompensimit të plotë moral dhe material.
Në veçanti sa i takon të parit, mungesës së monumenteve të kujtesës, mungesës së kujtesës historike e cila është kaq e rrezikshme për një shoqëri që ka kaluar trauma si kjo e jona sepse na rrezikon të na e rikthejë prapë.
Kush harron historinë e përsërit prapë.
Kush harron se çcfarë kemi hequr kur ngritëm nëj njeri si perëndi, shtatorja e tij ishte 8-9 m e lartë apo më lartë?
5 metër në mes të kryeqytetit. Rrezikon që përsëri të vuajë të njejtat vuajtje.
Prandaj jemi këtu të firmosim këtë peticion I cili në fakt na detyron ne si parti politike, PD, që t’i çojmë Kuvendit të Shqipërisë iniciativën ligjore:
Për të ndaluar propagandën e regjimit komunist në programet e partive politike,
Për të ndaluar lavdërimin ligjërues dhe përdorimin e simboleve të regjimit komunist në hapsirat publike, duke ndërhyrë në të gjithë legjislacianon sipas modeleve të shteteve të BE, ndaj dhe e përmenda Gjermaninë. E falenderoj fondacionin “Konrad Adenhauer” që ka dhënë një ndihmë shumë të çmuar për dekomunistizimin e Gjermanisë Lindore.
Së dyti, vetingun e funksionarëve politikë dhe drejtuesve të institucioneve në raport me të shkuarën e tyre gjatë regjimit komunist, si kusht I domosdoshëm për pastrimin e institucioneve të sotëm të shtetit. Që në fakt duke nënshkruar këtë pikë të peticionit nuk bëjmë gjë tjetër veçse rikonfirmojmë vendimin e Kuvendit Kombëtar të PD, në 18 Dhjetor për dekomunistizimin e PD. Pra, që askush që ka luajtur një rol gjatë diktaturës të mos ketë pozita drejtuese në PD.
Së treti, zbardhje e plotë e aktivitetit kriminal të instrumentave të diktaturës dhe aksesin e pakufizuar të shqiptarëve në kenë informacion në mënyrë që e errëta e kobshme e këtyre institucioneve, e vuajtjeve të shqiptarëe të mos mbetet e kyçur as në arkiva, as në dosje por të ekspozohet e dhimshme siç është. E dhimbshmja është terapia më e mirë që të mos përsërisim të keqen.
Rishikimi I gjithë objekteve publike, shkolla, sheshe, institucione.
Muzealizimi i vendeve ku kanë vuajtur njerëzit, kampeve të përqëndrimit, si dhe rishikimi I kurrikulave mësimore në mënyrë që brezi I ri të rritet jo duke e glorifikuar por duke kuptuar fare mirë traumën që ka kaluar ky vend.
Ndaj le të jemi edhe sot një familje e përbashkët, siç ishim 31 vite më parë, jo vetëm e demokratëve sepse ky shesh ishte i mbushur me demokratë. Por nuk ishin vetëm demokratë, ishin të gjithë, kishte madje edhe ish anëtar të PPSH, të cilët nuk e donin simbolin e diktaturës, kishin hequr dorë nga kulti i individit dhe u bashkuan me demokratët, u bashkuan me qytetarët për ta shembur kultin e individit.
Dhe po kështu të zotohemi që përmes qëndrimeve tona, permes veprimeve tona të mos lejojmë më kurrë kultin e individit as në mesin tonë, as në mesin e shoqërisë shqiptare.
Zoti na ka bërë të barabartë! Detyra jonë është t’i japim mundësinë çdokujt të ecë përpara sipas aftësive të veta. Por askush mes nesh nuk mund të jetë më Zot me fatet e shqiptarëve.
Kjo është domethënia sa më takon mua dhe nënshkrimit tim me gjithë zemër të këtij peticioni dhe përkushtim që bëj si kryetar i PD, në emër të PD, në emër të opozites për të ecur perpara dhe per te shtyrë përpara në parlamentin shqiptar me ndihmën e deputetëve tanë dhe me ndihmën e gjithë qytetarëve, me ndihëm edhe të partnerëve tanë ndërkombëtar në procesin e dekomunistizimit.
Gëzuar 20 Shkurtin, ditën e rënies së kultit të individit, ditën e triumfit të qytetarëve, ditën e triumfit të lirisë!

(pas nenshkrimit te peticionit)
Nderkohe qe deputetet e PD nenshkruajne dhe nenshkrimi tyre sigurisht eshte nje nenshkrim si qytetar por eshte edhe nje zotim per te ecur perpara me axhenden parlamentare.
Mendoj ti leme pak hapsire edhe ketyre te rinjve qe na nderojne me pranine e tyre dhe na japin shprese dhe besim qe e nesermja do te jete e ndritur dhe e djeshmja e hidhur nuk do te perseritet sepse brezi I ri eshte me ne, ne krahun tone per tee cur perpara drejt te ardhmes!
Faleminderit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb