Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, qytete të tëra janë shkatërruar si pasojë e bombardimeve dhe miliona kanë humbur shtpitë e tyre duke u detyruar të largohen nga vendbanimet duke u zhvendosur në zona më të sigurta, apo duke u larguar edhe nga Ukraina.

Tatyana Marchenko, 63 vjeç ishte njëra prej atyre që u detyrua të largohej nga shtëpia në kërkim të sigurisë.

Por në fillim të këtij muaji ajo është rikthyer në Kharkiv.

63-vjeçarja rrëfeu momentet e para të mbërritjes dhe tmerrin e shkatërrimin me të cilën i është dashur të përballej.

Ajo rrëfeu se rrobat dhe lodrat e fëmijëve ishin shpërndarë në hapësirën midis ndërtesave të djegura, shumë prej të cilave kishin vrima të mëdha si pasojë e predhave të cilat kishin shpërthyer.

“Gjatë gjithë jetës kam jetuar në të njëjtën lagje, Saltivka. Dhe tani përballem me një shfaqje të tillë horror”, tha ajo.

Lagja Saltivka, një projekt zhvillimi i klasës punëtore i epokës sovjetike i destinuar fillimisht për punëtorët industrialë të qytetit dhe familjet e tyre, ishte shtëpia e rreth 600.000 njerëzve para luftës, duke e bërë atë një nga lagjet më të mëdha në Evropë.

“Edhe pse pa dyshim jomë shumë hapësirë, ishte një lagje plot energji”, kujton Marchenko.

Por që nga fillimi i pushtimit rus katër muaj më parë, Saltivka, e cila shtrihet në veri-lindje të qytetit, ka mbajtur barrën e bombardimeve të pamëshirshme të Moskës ndaj qytetit të dytë më të madh të Ukrainës. Tani, lagjja duket si një qytet fantazmë.

Marchenko, si shumë të tjerë, u largua nga Kharkiv, bashëk me bashkëshortin, që në ditët e para të luftës, ndërsa tanket e armikut kërcënonin të pushtonin qytetin.

Por ajo u kthye këtë muaj, e inkurajuar nga miqtë dhe zyrtarët të cilët deklaruan se bombardimet po përfundonin pas një kundërofensive të suksesshme ukrainase që i ka shtyrë forcat ruse larg periferisë së qytetit.

Ndërkohë që më në fund shumë qytetarë kanë dalë nga vendstrehimet nëntokësore në stacionet e metrosë, pas javësh të tëra izolimi.

Së bashku, ata tani po përpiqen të lundrojnë jetën e tyre në lagjen më të dëmtuar të Kharkiv.

Shumë banorë në Saltivka nuk kanë akses në gaz, energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm dhe Marchenko tani është e detyruar të mbajë shishe të mëdha uji deri në banesën e saj.
“Të paktën unë po qëndroj në formë, por nuk e imagjinoja kështu pensionin tim,” tha Marchenko, e cila punoi për 30 vjet në zyrën postare lokale.

Megjithatë ajo e quan veten me fat. Apartamenti i saj mbeti kryesisht i paprekur, përveç copave të vogla të copëzave që thyen dritaret e saj dhe mbetën të shpërndara rreth shtëpisë së saj kur ajo u kthye.

Duke ecur rreth Saltivkës, zbulohet se si fati ka ndihmuar vetëm disa prej banorëve. mund të gjenden ngjitur me njëra tjetrën ndërtesa ku njëra është e shkatërruar dhe tjetra e pa dëmtuar, një apartament i kthyer në gërmadh dhe një tjetër shumë pranë tij thuajse i paprekur.

Pak poshtë banesës së Marchenkos, në katin e nëntë, një raketë ruse MLR fshiu banesën e fqinjës dhe shoqes së saj Nastia.

“Shikoni këtë,” tha Marchenko ndërsa ecte një kat më poshtë për të treguar një vrimë të madhe të rrumbullakët në atë që dikur ishte dhoma e ndenjes së Nastias. “Kjo është vendi ku fëmijët tanë u rritën së bashku. Të gjitha ato kujtime janë zhdukur.”

Marchenko u shpreh se djali i saj është një nga ushtarët të cilët luftojnë për lirinë e vendit. Ajo tha se tek ai ndryshoi diçka kur pa se trupat ruse po vrisnin civilët, dhe ka shtuar se kjo ka qenë edhe arsyeja se përse ai doli të luftonte.

“Djali im nuk ishte vrasës dhe nuk po planifikonte të regjistrohej për të luftuar. Por diçka ndryshoi tek ai pasi ai pa se rusët po bombardonin civilët e zakonshëm. Jam shumë e lumtur që ai po mbron vendin tonë”, tha ajo.

Saltivka është padyshim dëshmia më e fuqishme që kundërshton pretendimet e përsëritura të Rusisë se ushtria e saj nuk synon infrastrukturën civile.

“Në fillim menduam se Rusia po merrte informacione të gabuara, duke menduar se ushtarët tanë mund të fshiheshin në ndërtesa civile. Por tani ne shohim se ky ka qenë gjithmonë plani, shënjestrimi i infrastrukturës civile”, tha ajo.

121121212

121313131

15264647

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: