Elisa Spiropali ka kërkuar falje në emër të mazhorancës që e zgjodhi Ilir Metën në 2017 Presidenti. Ajo shprehet se është e paprecedentë gjuha që përdor Meta si president por shprehet se ai nuk mund të shpërndajë parlamentin pasi nuk e ka tagër dhe i jep të drejtë Kushtetuta.

Sipas saj Meta u zgjodh në 2017 Presidenti për shkak se ato ishin kushtet dhe u zgjodh me votat e mazhorancës.

DEBATI NË REAL STORY 

ELISA SPIROPALI: Iu premtua qartazi Bashës që do të mbahen gjallë protestat. Shpiku një institucion. Ato zgjedhjet duhet të bëhen. Ky zëdhënësi që del dhe flet për ne, ky çudia. Gjuha e tyre është e paprecedentë dhe turpëron institucionin. Komisioni i Venecias e çoi më tej arsyetimin.

ARION SULO: Lufta, përplasja dhe shëprthimi i Metës vjen prej Reformës në Drejtësi. Të shohim deformimin e saj, pasi ajo është pjesë e politikës në këto 4 vite. Jeni në akuzë për kapjen e Reformës. Ai po kundërshton kapjen e Reformës.

ELISA SPIROPALI: Kërcënon Presidenti që në deklaratën e tij publike që ne do zhbëjmë parlamentin, është e paprecedentë. Meta nuk e ka tagër, nuk ja jep Kushtetuta. Kemi bërë mirë kemi bërë keq ne e kemi çuar si President. Na vjen keq sepse ne nuk e kemi me Metën personalisht.

Na falni që zgjodhëm Metën presidenti, këto ishin kushtet, ishte me votat tona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb