TIRANË- Besim Trezhnjeva nuk do të jetë më gjyqtar pas vettingut, sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Por avokati i tij ka deklaruar se ky vendim është i padrejtë dhe do apelohet.

Fatmir Braka (2)

“Gjëja më minimale që mund të bëjmë është të apelojmë këtë vendim që na u duk i padrejtë. Hetim të thelluar administrativ nuk kishte. Të pranonin kërkesën për ekspertim që bëmë. Ka 4 sqarime që bën ILDKP, ka një vlerësim të fundit të komisionit që thotë se ka diferenca, ka edhe një ekspertim nga ekspertë kontabël ku shifrat janë diametralisht të kundërta. Nuk pranuan ekspertimin. Vendimi na u duk i parregullt, i padrejtë. Këto janë precedentë për gjyqtarë të tjerë, do kenë pasoja”, deklaroi avokati Fatmir Braka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb