Një rrëfim tronditës vjen sot në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’,  vajza e Valbona Hysenit, e cila u rrëzua dje nga ballkoni pikërisht nga bashkëjetuesi i saj, pasi e kishte dhunuar, tha se bashkëjetuesi i nënës së saj sillej shumë keq.

Ajo tregoi se dhunën e ka përdorur prej vitesh dhe  e mbante mend që kur ishte fëmijë, ndërsa shtoi se vëllai i saj e ka përjetuar shumë keq.

“Gjithçka nisi pas vdekjes se babit, mami u lidh me këtë,. Ai sillej shume keq. Gjatë gjithë kohës i kam thënë babi edhe pse nuk e doja sepse sillej shumë keq me mamin”, tha ajo.

Ti edhe vëllai keni qenë prezent kur dhunohej?

Vajza: Po.

Ndër të tjera ajo rrëfen situatën e vështirë në të cilën ndodhet nëna e saj dhe se bashkëjetuesi nuk i kishte treguar ngjarjen, por i kishte thënë se e ëma ishte rrëzuar te shkallet dhe se për këtë i duheshin para që të merrte mjekim.

Me tej është kontaktua nga tezja e cila i ka treguar ngjarjen e rëndë dhe më pas është  drejtuar menjëherë drejt spitalit të Traumës ku edhe ka parë nënën në gjendje të rëndë.

“Ne qanin, i thonim mos e bëj babi, na shtynte na bërtiste dhe na kërkonte të mos përziheshim, Unë kam qenë shumë e vogël kam qenë në klasë të gjashtë, vëllai ka qenë më i vogël. Ai e ka përjetuar shumë keq. Unë jam e martuar, e kam marrë në telefon në darkë për ti pyetur si janë. Më tha nuk jam në shtëpi kam dalë. E mora dhe më vonë nuk ma nxirrte mamin në telefon më tha nuk jam në shtëpi, Ndërkohë atë natë kishte ndodh ngjarja. Më mori në 7 të mëngjesit dhe tha kam nevojë për lekë e pyeta për çfarë të duhen… Gjithmonë e kam respektuar edhe pse na kanë rritur me rrena dhe me dhunë. Ai erdhi te puna dhe më tha mamit i ka rrëshqitur këmba të pallati është vra pak, nuk ka gjë për tu shqetësuar ato lekët më duhen për mamin më tha për në spital. Unë ia dhashë, Por u shqetësova mendova se kishte diçka tjetër. Më tej më mori tezja dhe më tha Drilona a e di që mami ka qenë  e larë ne gjak dhe ka shkuar në spital. Aty kam lënë punën kam shkuar te Spitali Ushtarak dhe më treguan se ka shkuar në gjendje të rëndë. Aty ishte Dilaveri, aty kam debatuar . Kur mësova ngjarjen . Të gjithë policët thonin se ka ra nga lartësia, ndërsa ai më tha ka rënë nga shkallët. Ky më thoshte mos guxo ta pyesësh mamin se është e lodhur dhe në asnjë moment nuk më lente vetëm me të. Mami sa më ka parë ka filluar të qajë, ishte e ënjtur e nxirë, me shenja thonjsh në qafë. Ishte hera e parë që mamin e shihja në gjendje të tillë. I kam kërkuar mamit të më tregojë të vërtetën dhe më pas më tregoi situatën. Mami nuk mbante telefon sepse ky ia lejonte. Pasi më ka rrahur shumë keq, dhe po më binte si të fikët i kam kërkuar ujë dhe nuk i ka dhënë dhe mamit i ka rënë të fikët. Ndihmën e parë ia ka dhënë nusja e një doktori aty…Unë kam gjetur gjakun poshtë ballkonit,  pasi shkova direkte dhe i bëra foto. Komshinjtë thonin se e kemi parë kur ka rënë”, ka treguar ajo.

Nga ana tjetër e motra gjithashtu foli për News24 , ndërsa ndodhet në spital duke u kujdesur për Valbonën.

Ajo u shpreh Valbona nuk është në gjendje të mirë, dhe se ka pësuar shumë dëmtime.

“Motra nuk është në gjendje të mirë. Jam në spital me të. Valbona ka shumë keq këmbën, legenin, dorën e ka të dëmtuar. Pas arrestimi të Dilaverit, ndihet më e qetë është në kujdesin tonë. Shpëtimi i Valbonës ka qenë një mrekulli”,tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb