Partizan Bengaj, babai i Sabrina Bengajt, vajzës që u vra nga ish-burri i saj, ka reaguar sot në lidhje me akuzat nga ish-dhëndrri kishte marrë kërcënime.

Teksa është bërë pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”, në ‘News24’ të moderatores Evis Ahmeti tha se nuk e kishte kërcënuar asnjëherë ish-dhëndrin. Madje ai lëshoi akuza dhe për familjen e ish-dhëndrrit, Elton Metajt.

“Gjëja e parë, familja Metaj, para se të flisja unë këtu, s’duhet të dilte fare në televizor. Zonja Sabire, që është mashtruese, intrigante, pohoi se ishte gënjeshtare, s’duhet të dilte në tv. Ato që përmend Eltoni i kam të dokumentuara. Në datën 1 kam qenë para Prefekturës, s’kam kërcënuar njeri. Ku do të vetëmbrohej ai? Në shtëpinë time. Ata janë bukëshkelur, plehra të shoqërisë. Kandër grave nuk qëllohet. Unë bëra divorcin e vajzës dhe nuk më interesonte më se çfarë bënte. Me një pis të tillë se donin më as qentë e rrugës, dhe jo më ime bije. Si dhëndër i kam dhënë bukë dhe e kam ndihmuar. Edhe i ati e di shumë mirë. Mos të dalin më në televizor. Kush kanë qenë këta policë që kanë firmosur. Deri sa më iku ime bijë, do i marr para të gjitha gjërat. Me këta plehra nuk dua asnjë komunikim. Se kam kërcënuar. I kam dhënë urdhër familjes që ai të takonte vajzën, se kishte të drejtë.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb