Derbi ishte shansi i fundit që Partizani të kishte në dorë fatet e titullit kampion. Mungesa e fitores përballë Tiranës detyron të kuqtë të fitojnë tre ndeshjet e mbetura, por në të njëjtën kohë duhet të shpresojnë që Tirana të lë pikë. As kalendari nuk është në favor pasi këtë të diel duhet të bëjnë llogaritë me Vllazninë, një skuadër që gjithashtu kërkon maksimumin nga kjo përballje pasi janë ende në lojë për një vend në Evropë. Colella e pranon që kjo është një sfidë e vështirë:

“Situata në skuadër? Paraqitja nuk më ka bindur dhe jam disi i nxehur. Nuk është problem rezultati, por problemi është që nuk bëmë atë që duhej të bënim dhe motivet për atë që nuk u arrit, janë të shumta.

Mungesat? Nuk mendoj se ndihet mungesa e Muratajt pasi kemi lojtarë të zotë dhe do të bëjnë mirë. Për të pasur grupin komplet, për çfarë na intereson sepse kemi kontingjentin.

Vllaznia? Në këtë moment Vllaznia është e rrezikshme sepse kanë humbur ndeshje dhe kanë fituar në javën e fundit dhe janë në garë për Europën. Ne do të luajmë gjithçka për gjithçka. Kemi të paktën 5-6 ndeshje në të cilat duhej të fitonim. Nga humbja me Laçin, ishim të detyruar të fitonim të gjitha ndeshjet por nëse skuadra bën atë që duhet të bëjë jam i bindur se bëjmë mirë. Historia në kampionatin tonë ka treguar se nëse nuk bëjmë gjërat që dimë, është problem.

Ndryshe ndaj Vllaznisë? Nuk jam unë ai që duhet të ndryshoj diçka. Nëse shkoj në fushë, kam më pak shqetësime. Problemi është se do të përgatitësh gjëra dhe ti respektosh në fushë. Pikë! E kam menduar kurthin ndaj Vllaznisë por nuk ua them.

Pika ndaj Tiranës? Është normale që ndeshjet i nis për të fituar. Ndershmërisht them që në derbi kemi bërë shumë pak për të fituar. Më mirë se të humbasësh, është një pikë. Vazhdojmë përpara. Por duhet të them që edhe nëse fitojmë, duhet të presim të humbasë kundërshtari.

Vllaznia këtë sezon ka qenë kundërshtar i vështirë sepse ka skuadër të mirë. Do të jetë ndeshje e vështirë sepse kemi të nevojshme 3 pikët si ne, ashtu edhe Vllaznia.

Partizani në krye? Nuk jam shumë i zoti për ta thënë sa shanse kemi por e them që duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet. Edhe nëse fitonim derbin, do të duhej të fitonim 3 ndeshjet e radhës. Në derbi fatin e kishim në dorë ndërsa tani nuk e kemi më. Kjo është një diferencë.

E them gjithmonë se më intereson paraqitja e skuadrës. Nëse është e mirë vjen edhe rezultati. Ajo që më ka hidhëruar në derbi, nuk ishte rezultati por nga paraqitja e skuadrës në fushë. Dua ta nënvizoj këtë sepse paraqitja nuk është vetëm për faj të lojtarëve. Është i gjithë ambienti që ndoshta nuk e ka përgatitur mirë ndeshjen me Tiranën.

Italianet në finalet e Europës? Kishte shumë vite që nuk ndodhte diçka e tillë. Është diçka pozitive për futbollin italian. Por më vjen keq që në këto skuadra nuk luajnë italianë. Është e kotë të bëjmë tifo për to sepse nuk ka italianë. Nuk kemi italianë. Shoh dy skuadra italiane pa lojtarë italianë.

Mos-vlerësim i lojtarëve? Në momentin që merkatoja hapet në BE, normale që ka lëvizje. Është e lirë lëvizja e lojtarëve.

Juventusi? Unë mendoj se një profesionist, nuk mund të jetë tifoz. Atëherë, unë jam tifoz në shtëpi. Kur dal në profesion, duhet të mos ekzistojë dhe kjo vlen për mua, për mediat dhe për të gjithë. Rregullat janë rregulla”, tha Kolela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb