Trajneri i Kukësit, Diego Longo, ka çuditur me deklaratat e tij pas ndeshjes që skuadra verilindore barazoi ndaj Teutës. Tekniku tha për “SuperSport” se kishte një probleme të madh me imazhin që kishte krijuar ekipi, duke bërë një krahasim të çuditshëm me Vllazninë.

“Ajo që ndodh është se ndoshta pse jemi të tretët. Në fazën e parë kemi marrë 7 pikë në katër ndeshje e kështu edhe në të dytën, e tani. Pra do të marrim ato pikë që të mbajnë në kuotën që kemi vendosur. Jemi 3 pikë sipër Vllaznisë që e mbylli me pikë të barabarta me kampionët. Por ndoshta jemi ambiciozë ekipi dhe stafi e kjo është arsyeja pse ndodh kjo. Ndodh që kur fitojmë, gjithçka është mirë, kur nuk fitojmë na sulmojnë. Edhe pse jemi para ne, flitet mirë vetëm për Vllazninë dhe për trajnerin e Vllaznisë.

Që nga dita e parë kam folur mirë për Vllazninë dhe trajnerin e saj se sipas meje është skuadra më e mirë. Por e them se njerëzit flasin mirë për Vllazninë dhe jo për ne. Ne barazojmë një ndeshje ku mundohemi në çdo mënyrë që të fitojmë dhe ne kemi imazh të keq pas kësaj ndeshje. Këtë dua të them.

Kam mendim se të gjithë skuadrat që luajnë ndaj nesh, nuk luajnë futboll. Humbin kohë, gjithmonë luajmë 20 minuta në gjysmë pjese dhe thjesht mundohen të shkatërrojnë. Ne duhet të gjejmë zgjidhje të tjera.

Lojtarëve pas ndeshjes u thashë të mos dëgjojnë gjërat e këqija që ndoshta do të publikohen, se ata u munduan deri në fund të fitonin. Kemi 7 pikë si në dy fazat e para, pra po bëjnë mirë. Por është e çuditshme që Kukësi nuk ka këtë imazh të mirë”, tha Longo pas duelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: