Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane për prishje të rendit publik. Sipas mediave fqinje ai hyri në një shtëpi publike në zonën e quajtur Albignasego me një thikë kuzhine duke kërcënuar me vdekje sekretarin e klubit të natës dhe rojën e sigurisë pasi nuk e lanë të hynte pa kartën e anëtarësimit.

Fisnik Kuçi, 32 vjeç, tashmë mbahet në burgun e Venecias, bashkë me tre shqiptarë të tjerë për dhunën e shkaktuar në biznesin privat.

32-vjeçari shqiptar, pasi kërcënoi dy punëtorët e klubit, ia drejtoi thikën edhe administratorit, shkruan Gazettino. Pasi e nxorrë jashtë herën e parë Kuçi u rikthye duke shqelmuar disa herë portën kryesore të klubit duke e shkatërruar, e u fut në ambientin e brendshëm.

Ai nisi të godasë me gurë disa persona që ishin të pranishëm, duke i plagosur. Tani pritet dëmi ndaj Kuçit dhe tre miqve të tij.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: