Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zbuluar se Presidenti Ilir Meta e ka kritikuar për deklaratat e kohëve të fundit lidhur me COVID-19 dhe maskën.

Kryemadhi thotë se Meta i mban edhe distancë nga COVID-19, por nga ana tjetër thotë se ajo di të mbrohet më mirë se të tjerët nga pandemia.

Ajo me ironi thotë se Rama nuk duhet të shqetësohet pasi LSI nuk e kap virusi kurrë, madje edhe po e zuri ka imunitet dhe nuk e gjen gjë.

 

”Kam marrë kritika nga Presidenti, madje mban edhe distancë perj COVID-19. Presidenti është diplomuar për ekonomi politike kryeministri ka mbaruar për vizatim, unë për biokimi. Di të dalloj si mund të ruhesh nga një pandemi apo gjendje virale.

Po mos kesh frikë nga uji, të mbash distancën, higjienën, është më e vështirë për ta kapur si virus.

Çështja e COVID-19 ka të bëjë, gjëja e parë që luftohet është trupi me imunitet të fortë. Tryezat e shqiptarëve nuk janë ato të oligarkëve të Ramës. Nuk ushqejnë dot me bukë fëmijët. Për imunitet duhet të jesh i ushqyer mirë, duhet të kesh punë të mirë, të kesh pagë të mirë. Edi Rama i hoqi këto. I varfëroi shqiptarët.

Gjëja kryesore që duhet të bëjë Rama, mbajtja e maskës ia shtoi rastet, nuk ia zvogëloi. Ka qindra shqiptarë që marrin ilaçe në shtëpi dhe shkojnë deri në 1 mijë euro.

Meqë ky qenka menaxher i madh, s’ka nevojë të bëjë salltanet të madh, t’u paguajë shqiptarëve lekët e kurimit, të dezinfektojë shkollat. Fëmijët janë kryesorë, nuk sëmuren, por e transportojnë.

Fëmijët hyjnë tufa tufa nëpër klasa, dalin tufa tufa. COVID-19 kërkon dezinfektim, sapun dhe ujë të ngrohtë. Ushqim për imunitet të fortë, dhe në momentin që sëmuresh duhet mjeku. Cili mjek? Ky i largoi të gjithë nga vendi. LSI nuk e kap virusi kurrë. Edhe po e zuri, ka imunitet top, nuk e gjen gjë. Kështu që mos i zërë meraku kot.”- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb