Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, e ka cilësuar si të pamerituar humbjen e sotme ndaj Laçit, tekniku i të kuqve tha për “SuperSport” pas sfidës se ekipi kishte reaguar dhe nuk e kishte merituar të dilte nga pikë nga ky duel.

“Lushkja është një lojtar që bëri sot diferencën me një goditje në portë, çoi topin ku duhet. Megjithatë, duke pasur parasysh që gjatë 90 minutave, si ndodhën ngjarjen, mendoj se nuk meritonim të dilnim pa pikë, duke pasur parasysh edhe mungesën e katër titullarëve. Mendoj se ishim të barabartë e në shumë situata edhe Superiorë. Është e vështirë se skuadra bëri mirë por me dy interpretime gabim në markimin në zonë, i dhamë iniciativën kundërshtarit.

Duke pasur parasysh që kishim 4 mungesa dhe ardhjet nuk janë në formën e duhur, skuadra nuk ka ende fizionominë e tyre. Jam munduar të përshtat lojtarë. Sot e kishim të vështirë se jam detyruar të fus për herë të parë titullar lojtarëve si Hadroj e Fernandinjo që do kohën e përshtatjes, janë vështirësi që i tregon loja. Skuadra tregoi deri diku atë që i kërkova, por duhej të ishim më të shpejtë dhe me Skukën e Malën duhej të ishim më të shpejtë në kundërsulm.

Në aspektin psikologjik skuadra ka goxha rritje se e kemi treguar në këto ndeshje dhe të vjen keq si jemi mundur sot. Besoj se humbja nuk do të ndikojë fare, po bëjmë maksimumin. Do ishte mirë që prurjet të ishin kohë më parë, se duan kohë. Por nuk janë justifikime, skuadra do të gjejë forcë dhe do të reagojë”, tha Mehmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: