DURRËS

Nëna e Aldi Ramës ka hapur dyert e mortit në Durrës për të pritur trupin e pajetë të djalit të tij. Policia ka marrë masat me një makinë patrulle e cila qëndron jashtë saj.

Të afërm kanë shkuar për ngushëllime teksa jashtë kameras së News24 kanë deklaruar se “Djalin Aldon nuk e njihnim, e kanë rritur gjyshërit”.

Aldi Rama u rrit me prindër të divorcuar, por varrimi do të bëhet nga nëna e tij në Durrës sot në orën 14:00, raporton gazetarja Klodiana Haxhiaj.

Dy ditë më parë 21-vjeçari  vrau nënkomisarin e Lezhës, Saimir Hoxha me dy plumba pas një operacioni antidrogë teksa aps 4 orësh arrati qëlloi dhe veten në kokë. Ai ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb