Armand Broja dje nisi stërvitjen me kuqezinjtë, ndërsa sot doli në konferencë për shtp në prag të ndeshjes me Izraelin. Sulmuesi kuqezi foli për marrëdhënien me Edy Reja.

Sipas Brojës, ka dëshirë ta nisë si titullar, nuk ka presion, për të tjerat është gjithnjë trajneri që vendos:

“Po jam i gatshëm. Fizikisht jam mirë. Kam qenë me COVID përpara. Tani jam rikuperuar. Kam bërë stërvitje personale në Angli disa ditë. Pardje kam ardhur dhe jam stërvitur me ekipin.

Islanda? Trajneri e përgatit ekipin. E pashë ndeshjen. Unë them që kemi luajtur mirë. Prapë mundemi më shumë si skuadër. Kundër Izraelit do të jetë më e vështirë. Po bëjmë maksimumin dhe ishalla me 3 pikë.

Raporti me trajnerin? Kam folur me të kur erdha këtu. Më pyeti si jam fizikisht. Në fund është ai që do të zgjedhë 11 futbollistët. Nëse do të më fusë do të jap maksimumin.

Mungesa e golave te Southampton? Performancat e mia nuk ishin shumë të mira në pjesën e dytë të sezonit. Por, edhe si ekip kemi rënë pak. Por, nuk është justifikim. Kam dhënë maksimumin në stërvitje.

Presioni? Unë them që luaj më mirë si titullar. Po ai është vendim i trajnerit. Por, çfarë bën ai, duhet ta dëgjoj. S’kam presion kur luaj futboll. Jam i ri, por futbolli është gjëja më e bukur për mua. S’është e vështirë. Kënaqem kur luaj dhe jap maksimumin kur futem në fushë.

E ardhmja? Po shohim. Luaj sërish me Chelsea-in. S’e di, po flas me familjen dhe agjentin tim. Deri tani jam me Chelsea-in.

Mesazh për tifozët? Faleminderit shumë për mbështetjen që na jepni gjithmonë dhe ishalla iu shohim të hënën në Air Albania”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb