Në prag të 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit Shqiptar, studiuesi Evarist Beqiri sjell për lexuesit librin “Themeluesi, lidershipi i Ismail Qemalit”.

“Libri e trajton Ismail Qemal Vlorën në një këndvështrim të paparë deri tani sa i takon lidershipit te tij sa i takon lidershipit te tij. E trajton në kontektstin e kohës ku ai punoi dhe veproi, libri trajton gjithë karrirën e tij. Kuptohet që në libër nuk anashkalohet konteksti historik, ka dokumente të pabotuara më parë, intervista për shtypin e huaj dhe vendas. Libri i referohet fakteve dhe dokumentave sjell me vërtetësi momentin e Pavarësisë”, tha për News 24 autori Evarist Beqiri.

Libri i përket zhanrit biznes dhe lidership. Pedagogu i universitetit “Luarasi” Evarist Beqiri thekson se i drejtohet të gjitha kategorive të lexuesve që duan te mësojnë më shumë për trashëgiminë e lidershipit të atit themelues. Rikthimi tek Ismail Qemali është rikthim tek rrënjët e identitetit tonë kombetar. Ismail Qemal Vlora ishte dhe mbetet “dielli i shqiptarisë” por qe pak njihet sidomos nga brezi i ri, sot fotografia e tij e varur mureve te zyrave nuk mjafton per te nderuar atin themelues sipas autorit.

“Libri i përket zhanërit biznes/lidership, i drejtohet të gjitha kategorive të lexuesve, është shkruar me një gjuhe të thjeshtë, mund të lexohet nga gjimnazistët, studentët biznesmenët, politikanët, të gjithë shqiptarët e thjeshtë të cilët duan të njohin më mirë momentin e Pavarësisë. Figura e tij nuk është trajtuar si duhet dhe sa duhet dhe as është vlerësuar si duhet, është parë shpesh me ftohtësi, po të shikojmë regjimet që kanë kaluar në Shqipëri, nuk e kanë trajtuar me gjithe dashurinë dhe me gjithë vlerësimin e mundëshem figuren e Ismail Qemal Vlorës. Ka pasur momente që është parë me pak vemendje në momente te caktuara. Vlerësoj vendosjen e fotografisë së tij në zyrat e shtetit, por nuk mjafton me kaq, duhet te bejme shume me shume sidomos te rinjte të njohin lidershipin dhe trashegiminë e tij të jashtëzakonshëm” ,-tha Beqiri.

Libri vjen si një ftesë për reflektim, mbi historinë, të tashmen dhe të ardhmen tonë. Ismail Qemal Vlora vazhdon të na tregoje rrugën që duhet të ndjekim drejt së ardhmes tonë europiane pasi frymezon edhe sot

“Karakteri i tij, vizioni i tij ishte për të pasur nje Shqipëri europiane. Ai e shikonte Shqipërine si një element paqeje dhe ekuilibri në rajonin e Ballkanit, që do të mbante në këmbë ngrehinën e Ballkanit dhe Europës sic thoshte ai.
I parapriu kohës që jetonte, Ismal Qemali kërkonte bashkëpunim mes kombeve europiane, donte prosperitet mes popujve, i parapriu edhe idese së Bashkimit Europian”,-u shpreh Beqiri.

Kumbari i librit Ismail Kadare, me gjeninë e tij preku edhe titullin e librit sipas autorit. Këtë prag të festive të nëntorit , libri Themeluesi “Lidershipi i Ismail Qemalit” është padyshim një magnet për lexuesin teksa interesi për të në paniarin e librit është i lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb