Aktori Alec Baldwin reagon për herë të parë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në shesh xhirim, ku ai vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi rëndë regjisorin.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, aktori tha se ishte në kontakt me bashkëshortin e saj dhe i kishte ofruar mbështetje, shkruan CNN.
“Unë jam në kontakt me burrin e saj, për t’i ofruar mbështetje atij dhe familjes së tij. Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna
Nuk ka fjalë që përshkruajnë tronditjen dhe trishtimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që mori jetën e Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar thellësisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi”, ka shkruar Baldwin në “Twitter”.
Hutchins u dërgua në spital me helikopter pas të shtënave të enjten pasdite në xhirimet e filmit “Rust” , por vdiq nga plagët e marra, pasi aktori Alec Baldwin shkrepi me armë skenike, ndërsa u plagos regjisori i filmit, Joel Souza, 48 vjeç.
1-
There are no words to convey my shock and sadness regarding the tragic accident that took the life of Halyna Hutchins, a wife, mother and deeply admired colleague of ours. I’m fully cooperating with the police investigation to address how this tragedy occurred and— AlecBaldwin(HABF) (@AlecBaldwin) October 22, 2021
2- I am in touch with her husband, offering my support to him and his family. My heart is broken for her husband, their son, and all who knew and loved Halyna.
— AlecBaldwin(HABF) (@AlecBaldwin) October 22, 2021