Deputeti socialist, Erion Braçe, vijon sulmet ndaj Ministrisë së Bujqësisë, vetëm dy ditë më parë ka refuzuar ftesën e ministres Frida Krifca, për takimin me ministrat socialistë në zyrë, për të diskutuar për problemet e bujqësisë.

Në një postim në “Facebook”, deputeti ka reaguar me ironi sërish, ku shprehet se nuk e pi kafen, dhe se është problem që deputetët takohen pas 11 muajsh.

Postimi i deputetit Braçe:

Ej, boll ma postuat se kam pune

Nuk ka asgje te habitshme per mua ne foto.

MADJE DONI TE DINI, ESHTE PROBLEM SHUME I MADH QE DEPUTETET TAKOHEN PAS 11 MUAJSH!

Aaa po une deshiroj shume qe koleget e mi ti kene thene e te kene zgjidhur:

1- Problemin e TVSH PER BUJQESINE:

Ne grumbullim e perpunim te brendshem; Ne tregtimin e plehrave kimike, farerave e fidaneve, kafsheve per mbareshtrim e prodhim vecanerisht qumeshti etj;

2- Problemin e subvencioneve, parave qe mungojne per cdo aplikant qe KA PLOTESUAR KRITERET ne te gjitha masat mbeshtetese;

Per prodhimin ne serre, per serren vete, per lopet, delet, dhite, perfshirjen ne skeme te vicave per mish e pulave pas goditjeve njepasnje, per bletet dhe natyrisht NAFTEN FALAS PER BUJQIT, te gjithe-nderkohe qe duhen para plus;

3- Problemin jetik te cmimeve te prodhimeve bujqesore te fushes dhe te serrave;

Ngritjen e BURSES SE BUJQESISE per te nxjerre cmimet nga morsa ZHVATESE e kartelit te grumbulkuesve;

4- Problemin e cmimit te plehrave kimike, gjithnje e ne rritje e vetem nen kontrollin e duopolit zhvates;

Hapjen e tregut e heqjen e cdo barriere permes ekskluziviteteve qe ligji si njeh por nje komision i korruptuar e klientelist i ka ligjeruar turpshem e demshem;

5- Problemin e magazinave e kapaciteteve frigoriferuese PUBLIKE, per te thyer varesine e bujqve nga privati e per te prishur lojen e privatit me prishjen, kalbjen e prodhimit te bujkut si KERCENIM PER CMIMIN ZHVATES!

Keto vlejne per mua!

Pa kafja tu bej mire te gjitheve;

Une kam nje jete qe nuk e pi!

Brace Fb
Brace Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb