TIRANË

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar sot dhe shkarkimin e Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Ajo tha se nuk e prisnim shkarkimin dhe vlerësoi bashkëpunimin e tij me ambasadën e SHBA.

Blendi Fevziu: Dakord. Do t’ju pyes për ish Drejtorin e Policisë së Shtetit, Z. Nano. Ai u largua nga pozicioni i tij pas një vendimi të qeverisë. Ishte një histori e ndërlikuar. 48 orë, në fillim ai u largua, pastaj u detyrua të largohej. Pas kësaj, ju bëtë një koment dhe thatë se kishit punuar shumë mirë me Z. Nano. A ishte kjo një ndërhyrje në vendimin e qeverisë?

Ambasadorja Kim: Jo, ishte pohim fakti. E keni parë se ne shpesh bëjmë deklarata të tilla kur dikush me të cilin kemi punuar shumë mirë largohet nga detyra. Dhe është e vërtetë që ne e vlerësojmë Z. Nano dhe bashkëpunimin e tij me ne. Ne mendonim se ai ishte një partner i mirë për ne kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit. Dhe më pas kur ishte drejtor i policisë.

Blendi Fevziu: A ishte surprizë për ju largimi i Z. Nano nga detyra?
Ambasadorja Kim: Nuk e prisnim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb