Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka reaguar pas një artikulli të publikuar nga DailyMail që e quan Shqipërinë si parajsë për pastrimin e parave.

Në një postim në Facebook, Vasili u shpreh se e vetmja që e mban në këmbë qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, është triada pastrim parash-korrupsion e narkotrafik.

Reagimi i plotë:

Triada Pastrim Parash- Korrupsion -Narkotrafiqe, është kjo qeverisja e diskredituar nderkombetarisht Edi Rames!

Rama perfaqson dhe drejton nje qeverisje mafioze tashme te vulosur nderkombetarisht!

Mediat nderkombetare më prestigjoze kane botuar pa fund artikuj dhe kane trasmetuar kronika televizive te faktuara per degradimin mafioz te qeverisjes rilindase me ne krye Edi Ramen.

E si mund te jete ndryshe!

Ndersa Shqiperia gjate qeverisjes se Edi Rames eshte futur serish ne listen gri te pastrimit te parave nga Moneyval i Keshillit te Europes, po vete Edi Rama po ben Amnistine e parave qe eshte e kunderta e qellimshme e adaj qe duhej bere.

Cdo kryeminister i pergjegjshem, qe nuk qeveris me mentalitet mafioz, se pari do bente gjithshka per ta nxjerre Shqiperine nga lista gri dhe as do ti shkonte mendja kurre per Amnistine.

Administrate e Edi Rames e korruptuar ne themel ka bere qe Shqiperia te jete e para ne Europe dhe e dyta ne bote per korrupsionin dhe te mbivendosesh edhe Amnistine do te thote qe shteti te hidhet ne ere perfundimisht.

Por eshte e qarte qe parate e korrupsionit qeveritar, qe fillojne me inceneratoret, koncesionet miliardere, tenderat pa fund me 100% te cmimit, qe nuk kursyen as parate e termetit dhe pandemise e qe vune ne alarm edhe FMN-ne kane nevoje te pastrohen.

Shqiperia e kthyer ne Kolumbine e Europes prodhon miliarda me narkotrafikun ku eshte provuar boterisht roli mbeshtetes dhe perfitues i qeverise pra edhe keto miliarda duhet te pastrohen.

Ndaj triada Pastrim Parash– Korrupsion –Narkotrafiqe eshte e vetmja qe mban ne kembe qeverisjen e Edi Rames.

Ndaj Edi Rama ulerin si palaço dhe i kundervihet egersisht BE-së,FMN,Bankes Boterore,SHBA etj etj per Amnistine,per Portin e Durresit, per Pasaportat e Arta, per Ligjin e Informimit, per Koncesionet etj.

Kjo qeverisje antishtet,antiligj dhe antipopull eshte sot e diskredituar kryq e themel.

Asnje shfrim histerik teatral i Edi Rames nuk e shpeton dot ate pasi triada ju ka futur doren ne xhep te gjitheve dhe i plaçkit perdite.

Triada e ka llogarine te hapur me çdo shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: