Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e ish- ministrin Ilir Beqja për ulje pagash dhe pensionesh duke thënë se nuk e ka artikuluar ekzaktësisht ashtu.

Rama thotë se secili mund të ketë ide, por nga e vërteta tek akuza skandaloze e opozitës për eksperiment të rrezikshëm kriminal është distancë shumë e largët.

”Së pari nuk e ka thënë ekzaktësisht ashtu. Së dyti secili mund të ketë ide. Por nga kjo tek akuza skandaloze e bërë nga opozita se qenka një eksperiment i rrezikshëm kriminal, tek e vërteta është një distancë shumë e largët. Pra jo, jo,jo, jo, jo.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb