Suksesi në derbin e fundit, i përkthyer me titull, është një shije e freskët në shtëpinë e bardheblu, një ëndërr e bërë realitet pas së cilës e kanë të vështirë të zgjohen. Ky është një diskutim i mbyllur, por kampionët dëshirojnë të sillen si të tillë edhe në këtë fund sezoni. Pavarësisht vështirësisë për të gjetur motivimin e duhur, Shehi respekton Vllaznisë, fundja është një ndeshje prestigji, klasikja e futbollit shqiptar:

“Ndeshje të tilla kur vjen pas një triumfi në derbi dhe atë që kemi dëshiruar gjithmonë që të ishim kampionët e Shqipërisë, ka pak vështirësi për motivim. Kundërshtari që do të kemi përballë të imponon respekt. Është një klasike dhe do të ketë vlerësimin tonë nesër.

Lojtarët – Të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e skuadrës kanë marrë minuta, disa më pak dhe disa më shumë. Ne kurrsesi nuk mund ta prishim strukturën. Nesër do të kemi ndonjë lojtar që ka pasur pak minuta në fushë dhe kjo bën mirë sepse ato lojtarë kanë uri për të luajtur dhe për të pasur atë grintën sepse dhe minutat nuk kanë qenë të plota.

Formacioni – Është e sigurt që Hoxhallari do ta nisë ndeshjen nga pankina dhe në vendin e tij do të aktivizohet Zhivanaj.

Objektivat – Kemi dalë kampion dhe si i tillë duhet të sillemi, kjo vlen edhe për ndeshjet e mbetura. Duhet të futemi në fushë për të bërë më të mirën tonë. Kemi disa objektiva për të arritur, kemi dy lojtarë siç janë Xhixha dhe Seferi që janë në krye të listës së golashënuesve, por duam që edhe faza difensive të jetë gjithmonë e para këto janë ato që duam që raporti mbrojtje-sulm të jetë me shifrat aktuale.

Objektivi është që skuadra të mos pësojë gol më asnjë ndeshje dhe pastaj objektivi tjetër është që nga portieri deri te faza e sulmit të jemi të jemi më të impenjuar për të qenë sa më të qartë në atë që duan të bëjmë.

Objektivi personal – Objektivi im personal është i lidhur me skuadrën. Kur skuadra bën mirë, sigurisht që trajneri është shumë i lumtur. Ne do të vazhdojmë të bëjmë këto objektiva sepse jemi një grup i gjithë bashkë. Objektivi i skuadrës është për të dhënë më të mirën dhe për të dalë gjithmonë fitimtarë, sigurisht që ky është dhe synimi im dhe i stafit teknik.

E ardhmja – Dëshira është e të dyja palëve që ne të vazhdojmë bashkë. Kemi nisur një rrugëtim të gjithë bashkë, duke qenë pjesa kryesore e ndërtimit të skuadrës. Një gjë është e sigurt që në mes nuk janë paratë, por është projekti dhe që të jemi gjithmonë kompetitiv dhe duke perfeksionuar profesionalizmin”, tha Shehi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb