Zbulohet dëshmia e Kabuli Hundës para oficerëve të Policisë Gjyqësore në Gjirokastër. Mësohet se 53-vjeçari, i akuzuar për përdhunimin e një 16-vjeçareje, e afërme e tij, është marrë me forcë mbrëmjen e djeshme në ambientet e Policisë së Gjirokastrës pasi kërkonte të mësonte se për çfarë do të shoqërohej në polici.

Ai është marrë në pyetje në orën 23:30 të mbrëmjes së djeshme nën një situatë të rënduar të shëndetit mendor. Kur i është komunikuar ngjarja e ndodhur, ai ka filluar të bërtasë dhe replikuar me oficerin e policisë gjyqësore ndonëse ishte prezent edhe një avokat i vendosur nga shteti.

Mësohet se 54-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura, të pretenduara për përdhunim sistematik nga 16-vjeçarja.

“Nuk janë të vërteta akuzat, nuk dëshiroj të jap asnjë lloj shpjegimi për këtë ngjarje të montuar, por do të shprehem në një moment të dytë”, ka deklaruar Hunda.

Seanca pyetësorë ka vijuar me pauza disa minutëshe për shkak të gjendjes tepër të rënduar emocionale të 54-vjeçarit i cili në një moment i ka rënë murit me kokë. Pas refuzimit të dhënies së shpjegimeve të tij, dosja hetimore nuk është dorëzuar ende në organin e akuzës pasi pritet të plotësohet me dy dëshmi të tjera. Pritet që sot pasdreke ose nesër në mëngjes dosja t’i dorëzohet prokurorit të çështjes që është i specializuar për rastet e dhunimit të fëmijëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb