Ndeshja Tirana-Crvena Zvezda nuk është si të tjerat. Jo vetëm që është një sfidë “e thatë” në Champions, por dhe për rivalitetin ekstra-sportiv që rrethon këtë përballje. Kjo e dyta nuk i takon profesionistëve. Konfirmimi për këtë vjen nga Dejan Stankovic, trajneri I formacionit serb, i cili do të flasë vetëm për futboll. “Unë kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër, gjërat e tjera nuk më interesojnë. Në qoftë se unë do ta mendoj që bota do të ndalojë po ta humbas këtë ndeshjen, atëherë do ta quaja të humbur. Por futboll është luajtur edhe para kësaj ndeshje dhe do të vazhdojë të luhet. Më vjen keq për të gjithë që nuk kemi tifozë. Janë pjesë e madhe e futbollit. Shpresoj që sa më shpejt t’i rikthemi normalitetit”, ka thënë trajneri serb.

Stankoviç
Stankoviç

Stankovic vlerëson kampionët e Shqipërisë, por nuk e fsheh optimizmin se skuadra e tij do të dijë të dalë nga fusha bashmë me kualfikimin. “Ne kemi një ekip që përshtatet shpejt. Duhet të kemi durim dhe të kërkojmë fitoren. Fakti që është një ndeshje ka ndikim. Mendoj që di mjaftueshëm për Tiranën. Është ekip i ri i organizuar. Një kundërshtar i denjë”, ka vijuar Stankovic. Crvena Zvezda vjen në sfidën kundër Tiranës me shumë mungesa. Sipas Stankovic kjo ka qenë një zgjedhje teknike, por nuk ndikon në objektivin e skuadrës së tij për të vazhduar rrugën në Champions League. Kampionët e Serbisë zhvilluan mbrëmjen e së hënës edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania”, ku prania e mediave u lejua vetëm në 15 minutat e para.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb