LONDËR- Dihet tashmë dasma mbretërore që po përgatitet për Princin Harry dhe të fejuarën e tij Meghan Markle. Dhe ndërsa të gjithë po merren me përgatitjet e dasmës dhe po kujdesen për nusen e ardhshme një letër surprizuese nga vëllai i Meghan ka ardhur në drejtim të princ Harry-t.

Vëllai i saj, Tomas nëpërmjet një letre ka nxjerrë në pah një tjetër anë të karakterit të Meghan të cilën ne nuk e njihnim. Ai ka vetëm një porosi për princ Harryn, ta rimendojë martesën me Meghan sa është ende në kohë, pasi ajo nuk është gruaja e duhur për të. Tomas e konsideron këtë dasmë si gabimin më të madh në historinë e dasmave mbretërore.

Ai nuk është kursyer aspak për fyerjet ndaj të motrës, madje shprehet i habitur sesi princ Harry nuk e sheh atë siç ajo është realisht. Për të, Meghan është e cekët, mendjemadhe dhe e padenjë për të qenë pjesë e familjes mbretërore. Ai gjithashtu ankohet se babai i tyre është i zhytur në borxhe akoma edhe sot vetëm për t’i plotësuar ëndrrën Meghan për aktrim.

“Cili është ai fëmijë që do ta zhyste familjen në borxhe dhe pastaj do ta harronte totalisht duke mos e ftuar as në dasmë?”, shton vëllai i Meghan. Tomas e mbyll letrën duke mos e hedhur poshtë Meghan pasi pavarësisht gjithçkaje ajo është motra e tij, por sipas tij i vetmi qëllim i saj është ta portretizojë veten në mënyrë krejt false si princesha Diana e re. Ky është roli më i madh që Meghan do të luajë në të gjithë jetën e saj si aktore.

(e.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb